Qendra Shqiptare për Riskun bën thirrje për pjesëmarrje në
KONFERENCËN E PESTË NDËRKOMBËTARE
Ohër, Maqedoni, tetor 2013
Qendra Shqiptare për Riskun, ju njofton se ka filluar procesi i aplikimit për pjesëmarrjen në Konferencën e V ndërkombëtare me temë:
“Sa në harmoni janë zhvillimet ekonomike dhe shoqërore rajonale me kërkesat e integrimit në BE?”
Partnerë (në bashkëpunim me):
- Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
- Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Temat kryesore:
- A është kapërcyer kriza ekonomike dhe financiare për vendet e rajonit?
- Cilat janë efektet e paskrizës?
- Cilat janë drejtimet e mëkëmbjes dhe inkurajimit të rritjes ekonomike?
- A po ecin në shinat e kërkuara nga BE vendet e rajonit?
- Vendet e rajonit të Ballkanit janë vende të varfra, në zhvillim apo në prag të të qënit të zhvilluara?
- Sa të integruara dhe të lidhura konsiderohen ekonomitë e vendeve të rajonit me njëra tjetrën?
- Cilat janë prirjet e lidhjeve ekonomike rajonale?
- Popullsia e Ballkanit mbas heqjes së vizave me BE
- Prosperitet në Ballkan apo në kërkim të mirëqënies drejt vendeve të BE-së?
- A mund të konsiderohen të kapërcyera nacionalizmat në Ballkan?
- Rinia ballkanase dhe mentaliteti europian
- A mund të nxjerrim një konkluzion të parë të marrëveshjeve të tregtisë së lirë në rajon?
- Probleme të funksionimit të sistemit financiar rajonal
- Progresi teknologjik dhe risitë
- Risku rajonal dhe kontaminimi reciprok i ekonomive
- Ekonomia e euros përballë monedhave kombëtare
- Analizë krahasuese e sistemeve fiskale
- etj.
Data të rëndësishme | |
15 korrik 2013 | afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit |
12 gusht 2013 | kthimi i përgjigjeve për pranimin ose jo të aplikimeve |
20 shtator 2013 | dorëzimi i punimit përfundimtar |
24 shtator 2013 | konfirmimi i pranimit përfundimtar të punimit |
11-13 tetor 2013 | zhvillimi i konferencës, Ohër, FYROM |
Për të parë grafikun kohor të ngjarjeve të Konferencës së V mund të klikoni këtu.
Për më tepër kontaktoni në adresën [email protected]