THIRRJE PËR PJESËMARRJE – Konf. VI

English version of Conference Call for Papers here.

Të nderuar bashkëpunëtorë,

Bordi Shkencor dhe Bordi Drejtues të Qendrës Shqiptare për Riskun (QSHR), ju bëjnë me dije se fillojnë aplikimet për pjesëmarrjen në KONFERNCËN E GJASHTË NDËRKOMBËTARE të organizuar nga QSHR. Konferenca e VI, e cila do të organizohet në bashkëpunim me Universitetin e Poitiers (Francë), Fakultetin e Ekonomisë të UT dhe me Fakultetin e Ekonomisë dhe të Agrobiznesit në UBT, do të ketë si temë kryesore:

“Problemet financiare të rritjes, qëndrueshmërisë dhe progresit vizionar të ekonomisë shqiptare.”

Në këtë Konferencë Bordi Shkencor ju fton të prezantoheni me punime shkencore, artikuj dhe kërkime që të kenë në fokus problemet më të rëndësishme financiare të ekonomisë shqiptare, të sistemit financiar shqiptar, të rritjes ekonomike, të financimit të ekonomisë dhe të rritjes së standardit të jetesës, në harmoni me sfidat që ka vendi në procesin e integrimit. Në trajtë rekomanduese, bëjmë të ditur se do të kenë përparësi (pa u kufizuar në to) punimet në fusha si:

  • Tregu i sigurimeve në ngërç;
  • Sigurimet shoqërore në krizë;
  • Probleme të përmirësimit dhe reduktimit të deficitit buxhetor;
  • Financimi i rritjes ekonomike me kosto të ulët;
  • Mbi nevojën dhe kërkesën për të gjetjur pikën kritike në strukturat tatimore;
  • Probleme të përmirësimit të evidencës kontabël dhe të raportimit financiar;
  • Përmirësimi dhe rritja e eficencës së ndërmarrjeve dhe kompanive të sektorit public;
  • Rritja e rolit dhe ndikimit të sistemit bankar në ekonomi;
  • Dinamika e problemeve të funksionimit të shoqërive tregtare;
  • Indikatorë të marrjes nën manaxhim të kredive të këqija etj.
  • Efiçenca e politikave monetare të Bankës Qendrore dhe roli i saj në rritjen ekonomike.

Aplikimet fillojnë më 25 shkurt 2014 dhe do të vazhdojnë deri më datën 20 Prill 2014. Propozimet dhe kërkesat për pjesëmarrje do paraqiten në rrugë elektronike, në adresën: info@qshr.org. Aplikimet për pjesmarrje do të prezantohen në formën e një abstrakti të zgjeruar, me jo më shumë se 800 fjalë. Në të duhet të përshkruhet tema e punimit dhe linjat kryesore të tij, objektivat që dëshiron të arrijë autori ose grupi i autorëve si dhe mënyra e projektuar për të vërtetuar idetë, hipotezat apo synimet. Në aplikim autori/autorët duhet të nënvizojnë nëse punimi apo referimi që dëshirojnë të prezantojnë është një punim i veçantë apo është rezultat i një teze doktorature.

Bordi Shkencor i Konferencës, ka krijuar një komitet ndërkombëtar përzgjedhjeje për aplikimet. Komitetit do t’i prezantohen aplikimet dhe kërkesat për pjesmarrje pa emrat e autorëve dhe të aplikuesve. Komiteti do ti përzgjedhë mbi bazën e një sistemi që garanton nivel të lartë shkencor e profesional dhe standard të lartë në punën kërkimore. Rezultatet e përzgjedhjes do t’ju njoftohen jo më vonë se 2 javë mbas mbylljes së aplikimeve.

Aplikimet e kandidatëve, punimet dhe referimet e konferencës do të prezantohen dhe përgatiten në anglisht. Gjuha zyrtare e konferencës do të jetë anglisht.

Pjesëmarrja në Konferencën e VI, vendi ku do të organizohet Konferenca, datat e sakta, kriteret për përgatitjen, shkrimin dhe dorëzimin e punimit si dhe kërkesat për referim do t’ju bëhen të njohur në vijim. Ndërkohë, Ju bëjmë me dije se QSHR do të vazhdojë të respektojë të njëjtat rregulla të karakterit administrativ si dhe në pesë Konferencat paraardhëse. Referatet e Konferencës do të botohen në versionin anglisht në librin e dedikuar për këtë qëllim si dhe do të publikohen online në faqen e internetit të QSHR: www.qshr.org

 Data të rëndësishme:

20 prill 2014: afati i fundit për dërgimin e aplikimeve në formën e abstraktit të zgjeruar

04 maj 2014: konfirmimi i pranimit të aplikimeve

31 korrik 2014: afati i fundit për dërgimin e versionit përfundimtar të punimeve

10 shtator 2014: konfirmimi i pranimit të punimit

20-25 shtator 2014: zhvillimi i Konferencës së VI

 

Për më shumë, na kontaktoni në email info@qshr.org