Rreth nesh

QSHR logoÇFARË ËSHTË QSHR-ja?
Qendra Shqiptare për Riskun (QSHR) është një qendër kërkimore dhe shkencore, me statusin e një njësie jo fitimprurëse. E regjistruar sipas legjislacionit shqiptar dhe që funksionon si një bërthamë kërkimore, shkencore, eksperimentuese dhe parashikuese.

CILI ËSHTË FOKUSI DHE SI FUNSIONON?
Ajo ka në fokusin e saj problemet e zhvillimit ekonomik aktual dhe perspektiv të ekonomisë shqiptare dhe rajonale. Qendra funksionon si një forum i gjallë, që fton dhe angazhon në veprimtarinë kërkimore një gjeneratë studiuesish me profil ekonominë, financën, tregjet financiare, bankat, proceset integruese dhe globalizuese dhe që bën kujdes të vlerësojë, studiojë, të analizojë faktorët dhe parashikojë shkallën e riskut që bashkëshoqërojnë këto procese.

CILI ËSHTË ROLI DHE QËLLIMI?
Qendra Shqiptare për Riskun ka marrë përsipër rolin dhe përgjegjësinë të paraprijë me studime dhe vlerësime transformimet ekonomike dhe shoqërore në hapësirën ballkanike dhe më gjerë, si dhe të paralajmërojë, ndërgjegjësojë dhe parashikojë shkallën e ndikimit të një numri të madh faktorësh, me natyrë ekonomike, sociale, psikologjike, historike, tradicionale, morale, juridike etj, në drejtimin dhe shpejtësinë e këtyre transformimeve.

PSE ME RISKUN?
Qendra Shqiptare për Riskun, vlerëson faktin që risku është një koncept i rëndësishëm i ekonomisë dhe financave moderne, që është i pranishëm në çdo moment dhe në çdo vendimmarrje me karakter ekonomik, social, politik, juridik apo institucional. Risku prek dhe ndikon jetën e përditshme dhe standardin e të jetuarit në familje. Njohjet dhe perceptimet për riskun nuk janë gjithnjë reale, aq më pak për qytetarët e zakonshëm, të cilat nuk janë bërë objekt i shkencave të ekonomisë gjithnjë dhe për më tepër, konsiderohen abstrakte për një pjesë të mirë të shoqërisë. Në fakt risku ka një shfaqje reale dhe konkrete. Risku identifikohet, matet, vlerësohet, parandalohet, menaxhohet dhe reduktohet. Njerëzit janë të suksesshëm jo sepse ndeshen, gjejnë dhe zgjedhin vendime dhe veprime pa risk, por sepse manifestojnë aftësi në mirëmenaxhimin e risqeve.

KUSH MUND TË MARRË PJESË?
Grupi i studiuesve rreth QSHR vjen kryesisht nga rrethet akademike të shkollave të larta të Ballkanit. Përgjithësisht në mosha të reja, studentë apo ish studentë të rrjetit të ekselencës të nivelit Master, kandidatë të shkollave të doktoraturës, pedagogë, doktorë të shkencave, profesorë dhe akademikë. Inisiatorë të saj janë një grup studiuesish të Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, por që është shtuar me studiues dhe bashkepuntorë nga universitete të tjera rajonale dhe europiane.

ME KË BASHKËPUNOJMË?
Qendra Shqiptare për Riskun bashkëpunon me disa institucione prestigjoze europiane të fushës së ekonomisë, financave, tregut të kapitaleve, tregut të sigurimeve dhe të risigurimeve, bankave, si dhe të fushave të tjera të zhvillimeve moderne dhe integruese.

BORDI SHKENCOR

 
Sherif BUNDO Prof., President i QSHR (kryetar)
Evelyne LANDE Prof., IAE, Universite de Poitiers, Francë (anëtare)
Sulo HADËRI Prof., Dekan, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (anëtar)
Bahri MUSABELLIU Prof., Dekan, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës (anëtar)
Jean Louis MALO Prof., Universite Paris VIII, Francë (anëtar)
Valter STOUCI Dr., Universiteti i Gjenevës, Zvicër (anëtar)

BORDI EDITORIAL

 
Gerdi LITO CFA, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (kryetar)
Rovena BAHITI Prof. Asociuar, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (anëtare)
Brunilda ZANI (DURAJ) Dr., Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (anëtare)
Irini KALLUCI Kandidate për Dr., Dep. Kërkimeve, Banka e Shqipërisë (anëtare)
Edmond ÇERA M.Sc., Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës (anëtar)
Gentjan ÇERA M.Sc., Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës (anëtar)
Gledia KOKOSHI M.Sc., Advisor, tax and bookiping outsourcing at KPMG (anëtar)

SI MUND TË NA KONTAKTONI?
Na shkruani në e-mail: info@qshr.org
Na ndiqni në facebook: facebook.com/QendraShqiptarePerRiskun