Te nderuar miq te Qendres Shqiptare per Riskun,
I/e dashur,
Se pari, shpreh urimin qe te jeni mire me shendet dhe qe gjithcka qe lidhet me Ju dhe me familjen tuaj tju shkoje mire. Ju uroj njeheresh mbaresi dhe suksese ne karrieren tuaj profesionale. Per mua si pedagog ne Fakultetin e Ekonomise dhe si Drejtues Shkencor i Konferencave studentore, eshte nje kenaqesi dhe nje privilegj qe te mbaj kontakte me Ju, si ish student i Ekselences, si organizator i Konferences se gjenerates suaj dhe si nje nga studentet qe perbejne krenarine edhe te FEUT.
Praktika dhe tradita Juaj e organizimit te Konferencave studentore ka ecur nga viti ne vit. Kete vit, organizohet Konferenca e XV kombetare studentore. Nder vite, ato jane organizuar, ne Tirane, ne Vlore, ne Shkoder, ne Oher, ne Prizren, ne Shkup, ne Budva, ne Dubrovnik dhe ne Split. (Ne disa nga keto qytete jane mbajtur me shume se nje konference). Konferenca e XV do mbahet ne gjysmen e dyte te muajit prill 2017. Punimet pergatitore te saj jkane ne rruge te mbare dhe ndiqen me preokupim dhe impenjimin tone. Paraprakisht eshte menduar qe ajo te mbahet ose ne Dubrovnik te Kroacise ose ne Selanik te Greqise. Organizimi i ketyre konferencave, jashte vendit, ne nje kompleks dhe Resort Turistik, eshte nje risi qe e kthen aktivitetin ne veprimtari akademike dhe kulturore njeheresh dhe garanton cilesi dhe nivel te larte akademik dhe funksional.
Paralelisht me Konferencat studentore, eshte bere Tradite qe te organizohet edhe Konferenca nderkombetare per Riskun, organizuar nga Qendra Shqiptare per Riskun, me qender ne Tirane, ne bashkepunim me Fakultetin e Ekonomise te Universitetit te Tiranes, me Universitetin e Poitiers FRANCE, me universitetin e Gjeneves Zvicer, me Universitetin Bujqesor te Tiranes, me Kolegjin Universitar GLOBUS Kosove dhe me Universitetin POLITEKNIK te Tiranes. Kete vit do te organizohet Konferenca e Nente Nderkombetare per Riskun. Thirrja per kete Konference eshte bere publike gjate muajit Nentor 2016, ne faqen zyrtare te Qendres dhe jane prezantuar edhe aplikimet fillestare.
Pjesmarres ne Konferencen Nderkombetare jane pergjithesisht pedagoge te rinj dhe studiues, studente te shkollave te doktoratures dhe drejtues te tyre, profesore dhe mjeshtra kerkimesh, si dhe punonjes apo drejtues te institucioneve financiare dhe bankare, profesioniste dhe vendimmarres. Konferencat Nderkombetare per Riskun, kane qene te hapura dhe kane mirepritur debutimin akademik dhe shkencor te studenteve qe kane qene pjesmarres ne konferencat studentore. Kete vit, meqenese Konferenca studentore eshte JUBILARE (Konferenca e XV), kemi menduar qe t’Ju ftojme ti bashkangjiteni Konferences edhe Ju. Ju ftojme qe te zgjidhni te merrni pjese si referues ne Konferencen e Nente Nderkombetare per Riskun, ose edhe si pjesmarres, jo referues. Ne Konferencen studentore do te kete nje seance te dedikuar per mbresat dhe pershtypjet e 14 konferencave te meparshme studentore, nder vite. Pjesmarrja Juaj eshte edhe e mirepritur, edhe e inkurajuar. Kujtoni me kete rast emocionet e periudhes studentore dhe te te qenit organizotor i nje prej konferencave.
Une personalisht jam Krenar, tju kem perseri ne krah, kete rradhe, jo si student, por si koleg dhe bashkepunetor.
Per efekt te mireorganizimit te konferencave, do deshiroja nga Ju qe te komunikoni edhe me koleget tuaj, organizatore te Konferences se gjenerates suaj si dhe te na garantoni qe reagimi dhe konfirmimi per pjesmarrjen ne Konference, apo per prezantimin e nje punimi te na e konfirmoni brenda dates 31 janar 2017.
Daten e sakte, vendin dhe adresen e sakte, menyren e organizimit, udhetimin, detyrimet per pjesmarresit dhe detaje te tjera do tju behen te ditura te gjithe atyre qe do konfirmojne pjesmarrjen.
Jemi te hapur te diskutojme me gjere edhe per detaje te tjera.
Ju uroj gjithe te mirat,
Sherif BUNDO
Tirane, 11 janar 2017