Author Archives: Edmond

Të mendojmë e veprojmë sot për ekonominë nesër

Kriza, në të cilën është përfshirë vendi, krahas problemeve të shëndetit, ka nxjerrë në plan të parë ekonominë. Ekonomia dhe zhvillimi i saj janë një mekanizëm gjigant, që as ndalohen menjëherë dhe as mund të lëvizin menjëherë. Për zhvillimin e saj duhet menduar shumë seriozisht që sot, nesër do të jetë vonë, shumë vonë. Para mendimit ekonomik vendas, por në mënyrë të veçantë para strukturave vendimmarrëse, shtohet për zgjidhje një problem i madh: cili është rendi i prioriteteve? Organet dhe strukturat qeverisëse duhet të merren me menaxhimin e së sotmes apo mendimi dhe veprimi duhet t’i paraprijë një perspektive të arsyeshme? Pa neglizhuar të sotmen, duke u marrë seriozisht me emergjencën, duhet paralelisht të projektojmë veprimet dhe të llogarisim efektet e së nesërmes. Duhet të veprojmë në mënyrë të tillë që të manifestojmë se jemi të aftë të ndërtojmë aksione që shohin përtej një jave dhe një muaji. Në të kundërt, pasojat do të jenë të pallogaritshme dhe ato do të na gjykojnë rëndë. Nuk dua të përfitoj nga situata për të kritikuar ata që marrin vendime, të cilët, ca nga ngarkesa, ca nga mungesa e përvojës, ca të mbytur nga politikat e mbrapshta të ndërmarra nga ata vetë në të shkuarën dhe nga mungesa e dukshme e profesionistëve, duken më tepër të preokupuar të zgjidhin dhe t’u përgjigjen problemeve të ditës së atyre të së nesërmes. I ka bllokuar problematika e ditës. Në këtë kuadër, këtë shkrim dua ta ndërtoj më tepër si një ftesë për të parë më larg. Për jetën ekonomike të vendit, duhet të krijohen shtabe ekspertësh dhe profesionistësh. Edhe për ekonominë duhet të ketë shtabe, sikurse edhe për shëndetësinë dhe pandeminë. Vendi nuk ka luksin të konsumojë energji me replika dhe mendime alternative që nuk merren në konsideratë për shkak të sedrës së sëmurë apo fudullëkut. Duhet të bëhen vlerësime dhe të ndërtohen skenarë të projektuar nga njerëz që studiojnë prognozat dhe bëjnë parashikime.

Kjo krizë, provokuar nga një fatkeqësi natyrore, që ka pasuar një tjetër fatkeqësi, atë të tërmetit të 26 nëntorit, ka kostot e saj jo vetëm njerëzore, por edhe ekonomike, të paparashikuara. Këto kosto duhet të përballohen nga tre partnerët socialë të shoqërisë: nga individi dhe familjet e tyre; nga ndërmarrjet si subjekte ekonomike dhe nga shteti si strukturë që është krijuar për të rregulluar bashkëjetesën në komunitet dhe mirëfunksionimin e shoqërisë. Me funksionet financiare të shtetit merren qeveritë, ndaj sugjerimet dhe propozimet e mia gjykoj duhet të jenë çështje në konsideratë të qeverisë dhe Kuvendit. Nëse nuk gjejmë rrugët e duhura të reagimit, kostot për ekonominë dhe shoqërinë do të shumëfishohen. Ministrat dhe qeveritarët të mos bëjnë dispeçerin, zëdhënësin e shtypit, të mos dublojnë gazetarin apo komentatorin, por të projektojnë aksione dhe veprime, të mos ndalin duke prodhuar ide dhe reaguar, të vënë në lëvizje strukturat dhe gjithë shtetin. Ky është misioni i tyre. Reagimi ndaj krizës duhet të vijë paralelisht në disa linja.

CILAT DO TË JENË PASOJAT?

Çdo parashikim është i vështirë, por disa opinione mund të thuhen. Duhet të kemi të qartë se kriza e provokuar nga Covid-19 e ka prekur shumë ekonominë shqiptare. Sektorët që kanë ndërprerë aktivitetin, reduktimi i veprimtarisë me gati 50% në sektorët që e kanë reduktuar dhe ndryshimi i strukturës së kërkesës konsumatore, së bashku me impaktin që japin këta tre faktorë mbi pjesën funksionale të saj, do japin një efekt negativ zinxhir, që do zgjasë në kohë dhe që do të provokojë natyrshëm tri fenomene, për të cilat duhet të jemi koshientë. Do të ketë rënie të ekonomisë. Ekonomia do të përjetojë një rënie, që, sipas një parashikimi të projektuar nga disa ekspertë, do të zgjasë nga 1,5 deri 2,5 vjet. Në këtë fenomen do të mpleksen pasojat negative të të dyja ngjarjeve natyrore. Qeveria duhet të krijojë një grup pune të veçantë që të ketë si mision studimin e zhvillimeve të mëvonshme dhe të përmasave të pasojave të ekonomisë. Aktualisht duhet të përqendrohemi njëherësh në dy drejtime: në përballimin imediat të pasojave dhe zgjidhjen e problemeve emergjente të jetës dhe shëndetit, por edhe në drejtim të projektimit të veprimit për nesër. Kur flas për nesër, kam parasysh, çfarë do bëhet mbas 6 muajsh, mbas një viti, mbas një viti e gjysmë. Nëse nuk mendojmë seriozisht për këtë, do të lodhemi dhe do t’i nënshtrohemi një skenari zhvillimesh pa koncept, pa projekt dhe pa ide të qarta. Për këto projeksione, le të angazhohen strukturat respektive që ka shteti në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë dhe në Bankën e Shqipërisë, të cilët, për shkak të bazës më të plotë dhe të besueshme të të dhënave, mund të ndërtojnë prognoza më të realiste.

Ndërkohë që është e vështirë të bëhen parashikime dhe prognoza të sakta, po me siguri mund të thuhet se do të ketë prishje të natyrshme të raportit të kërkesës dhe të ofertës në shumë e shumë produkte dhe shërbime. Mungesa e eficiencës së tregut dhe rregullimit prej tij do jetë ekstreme. Edhe pse thuhet që ekonomia në sektorët prodhues do të punojë në mënyrë të shtrënguar dhe prodhimi nuk do të ndërpritet, përsëri efektet zinxhir të saj do të ndihen dhe mjaft fort. Kështu, mosfunksionimi i subjekteve të sektorit të turizmit, të shërbimeve të tjera të ngjashme, të restoranteve dhe bareve, të transportit të të gjitha llojeve, bllokimi apo reduktimi shumë i ndjeshëm i import eksporteve, do japin efektet e tyre në sektorin e bujqësisë. Fenomeni i shpërdorimit dhe i hedhjes të prodhimeve bujqësore, për shkak të mbylljes mund të kthehet në një fenomen serioz. Në këto situata, është e natyrshme dhe e pritshme që të ekspozohemi ndaj një normë inflacioni nga 5-8% dhe në disa produkte edhe më shumë. Në këto parametra, për opinionin tim, do të jetë e pranueshme. Në një kohë të dytë do të aplikohen mekanizmat e stabilizimit dhe të tkurrjes së likuiditetit. Siç do ta shpjegoj më poshtë, qeveria dhe shteti duhet të zbatojnë reforma dhe paketa të injektimit të likuiditetit dhe lehtësimit të kreditimit të biznesit, në mënyrë që të inkurajojnë rritjen dhe ridinamizimin ekonomik. Por, kjo do të pasohet nga ana tjetër, pashmangshmërisht me rritje të kërkesës, në kushtet e një ofertë të kufizuar. Efekti zinxhir në disa sektorë do të jetë me diferencë në kohë, për shkak të cikleve ekonomike dhe të zgjatjes së natyrshme të proceseve teknologjike.

SI DO TA PËRJETOJË PUBLIKU KËTË SITUATË?

Këto pasoja, ekonomia dhe shoqëria duhet të jetë koshiente se do t’i kalojë dhe këtu nuk ka aspak vend për panik. Paniku, për opinionin tim, do jetë vërtet i pamenaxhueshëm dhe i thellë nëse sot nuk mendojmë për nesër. Si do përjetohen nga publiku këto pasoja? Duhet të pranojmë të jetojmë si normale, për një periudhë të gjatë kohe, edhe një situatë të vështirë. Siç duket, ky mentalitet e ka bërë Izraelin si vendin që po e menaxhon më mirë krizën në të gjithë botën, pas të cilit renditet Gjermania. Publiku do vazhdojë të jetojë normalisht, por duke ndryshuar strukturën e buxheteve të veta familjare. Në këtë mënyrë, për shkak të reduktimit të të ardhurave, edhe do të konsumohet më pak, por edhe do kursehet më pak. Do kufizohen shpenzimet që në buxhetet familjare quhen të lira, do reduktohen shpenzimet për lëvizje, do reduktohen shpenzimet e luksit, do reduktohen shpenzimet për dhurata, për vizita në qytete të tjera, për turizëm të brendshëm dhe për turizëm të jashtëm, do reduktohen shpenzimet për blerje veshjesh dhe për ndjekje të modës, për spektakle dhe veprimtari sportive, do reduktohen shpenzimet për kafene dhe restorante, për karburante, etj. Nga ana tjetër, ky reduktim i buxheteve familjare do shoqërohet me një rregullim të balancës për shkak të kthimit më shumë te kuzhina në familje dhe kjo pa dyshim ka kosto më të ulët. Kjo sjellje e modifikuar nga reflekset e individëve dhe familjarëve do çojë automatikisht në rënien e kërkesës dhe rënia e kërkesës atrofizon prodhimin, ofertën. Ky është rreth vicioz.

SI DUHET TË SILLET QEVERIA?

Në situata të tilla, tregjet prodhojnë me të shpejtë zhvillime të pakontrolluara, prodhojnë ngjarje që e destabilizojnë më shpejtë ekonominë. Ndaj, roli rregullator i shtetit është më i domosdoshëm se kurrë. Qeveria të bëjë të qartë se duhet ta marrë për dore ekonominë, t’i japë asaj vizionin e saj dhe jo të ndjekë politikën të presim dhe bëjmë si të vijnë situatat. Kjo rrethanë do të ishte njëlloj sikur të mos kishte qeverisje. Vërtet nuk dimë shumë gjëra për sjelljen e virusit, por dimë me saktësi se ekonomia është goditur dhe po goditet rëndë. Fitimet e jashtëzakonshme të realizuara prej rritjes së çmimeve në këto situata të jashtëzakonshme duhet të konsiderohen si abuzive dhe duhet të tatohen në mënyrë selektive dhe me shkallë tatimore shumë të lartë. Strukturat shtetërore që kontrollojnë cilësinë, skadencat, produktet false, respektimin e standardeve, veçanërisht të produkteve ushqimore, duhet të jenë në kulmin e vigjilencës dhe të përgjegjësisë. Këto masa, që për opinionin tim duhet të jenë produkt i një politike konsensuale, do kenë më shumë efekte të karakterit psikologjik për të frenuar abuzimet, sesa të shërbejnë si burim për buxhetin e shtetit me gjobat dhe penalitetet që aplikojnë.

Shqetësimi më serioz do të jetë ai i lidhur me papunësinë dhe shfaqjen apo agravimin e shqetësimeve sociale, shenjat e të cilave kanë kohë që manifestojnë ashpërsinë e tyre. Jo vetëm sektori i turizmit dhe i shërbimeve, por edhe sektorët e tjerë prodhues, ato të përpunimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, sektori i industrisë dhe i fasonerisë, sektori i ndërtimit dhe i transportit, aktivitetet socialkulturore dhe sportive, veprimtaria arsimore dhe të edukimit, tregtia dhe në mënyrë të veçantë bizneset e vogla dhe të mesme, nuk do gjenerojnë për një farë kohe vende të reja pune. Ekonomia jonë mund të marrë goditje edhe për shkak të krizës në ekonomitë e vendeve të tjera. Si ekonomi e bazuar kryesisht tek importi, ne do ndiejmë vështirësi në dy linja: do ketë kufizime të importeve, do ketë rënie të remitancave, dhe, pse jo, edhe shtim të të papunëve për shkak të rikthimit të emigrantëve, të paktën në një fazë të parë. Ringritja e ekonomisë do marrë kohën e vet. Kjo do të thellojë shqetësimet sociale dhe do t’i ekspozojë akoma më shumë shtresat dhe grupet e marxhinalizuara.

Ka ndërprerë aktivitetin pothuaj 50-60% e ekonomisë kombëtare, e cila realizon afërsisht 1,25 miliardë euro prodhim të përgjithshëm bruto në muaj. Për vitin 2020 ekonomia shqiptare nuk do të ketë rritje ekonomike, por një rënie ekonomike dhe kjo është e qartë. Rishikimi i buxhetit të shtetit, ristrukturimi i tij, reflektimi i rënies së të ardhurave me natyrë tatimore, përfshirja në buxhet e përftimeve nga ndihmat dhe grantet, nga ndonjë rregullim i të ardhurave të institucioneve të pavarura ose i fitimeve të papërdorura, pa prishur ekuilibrin e tyre, si dhe gjenerimi edhe i burimeve të tjera nga lehtësimi i investimeve publike, pa harruar PPP i shpenzimeve të panevojshme, i një sërë shpenzimesh të karakterit operativ dhe funksional, përfshi këtu edhe një kategori të pagave të administratës publike, rishikimi i buxheteve të institucioneve të pavarura etj., është një veprimtari më shumë rutinë dhe detyrim sesa veprim i zgjuar dhe krijues. Qeveria mund të rinegociojë termat e disa kontratave të huamarrjes, si dhe mund dhe duhet të emetojë një huamarrje të re në kufijtë e deri 400-450 milionë eurove, në mbështetje të një pakete ridinamizimi prej rreth 1 miliard eurosh. Në vlerësimin tim, nuk ka vend të synohet të ulet në kufirin 64,8 % niveli i borxhit ndaj PPB, parashikuar në buxhetin e vitit 2020.

E gjykoj si fare normale, ka qenë dhe është e pritshme, që sektori i sigurimeve të kontribuojë, duke ofruar fonde që formohen nga kontributet e tij në ndihmë të kredidhënies së bizneseve, pa interesa. Në disa vende të Europës dhe të botës, ky aksion ka gjeneruar miliarda dhe miliarda. Nëse gjeneron disa milionë këtu te ne, do ishte mjaft e dobishme. Çdo rënie e numrit të bizneseve, provokuar nesër nga falimentimi i ndërmarrjeve që nuk po punojnë sot, do të ishte edhe në dëmin e këtij sektori jetik, i cili do të ngelte pa klientë dhe për rrjedhojë do të kishim një treg sigurimesh por pa të siguruar.

NË FUSHËN E INKURAJIMIT EKONOMIK

Për këto arsye, gjykoj se shkalla e bashkëpunimit të qeverisë me komunitetet e bizneseve është jetike. Duhet të ndiqen dhe të aplikohen paketa, që nga njëra anë nuk krijojnë pamjen e një deti pa fund mundësish ofruar prej shtetit, por, nga ana tjetër, të paktën psikologjikisht, të mos lejohet që mosbesimi dhe pakënaqësitë të agravojnë akoma më shumë. Në këto kushte, unë sugjeroj se vendimmarrja në kushtet e konsensusit do ishte një veprim i zgjuar. Nëpër disa struktura dhe organe vendimmarrëse dhe menaxheriale të situatës, duhet dhe mund të ftohen profesionistë të mirë dhe njerëz pa angazhime të dukshme politike. Mungesa e dukshme e vizionit dhe e profesionalizmit në strukturat shtetërore të ndihmohet me ekipe të tjera më profesionale nga jashtë.

Gjykoj se duhet mbështetur fort veprimtaria e ndërmarrjeve publike që ofrojnë të mira dhe shërbime publike për gjithë popullatën. Për të përmirësuar dhe ndihmuar veprimtarinë e tyre, mund të kërkohet prej disa operatorëve që përdorin burime natyrore dhe kanë përfituar të drejta koncensionare, si burimet energjetike, burimet minerare, apo ambiente publike të rishikojnë tarifat, t’u propozohet ose një ulje e lehtë e çmimit të tregtimit prej tyre të energjisë elektrike te këto kompani private ose e rishikimit të tarifave. Kjo sjellje justifikohet nga mentaliteti dhe filozofia që shteti synon të bëjë më eficiente burimet e veta natyrore. Mund të përdoret edhe rinegocimi i afateve të dhënies me koncesione me qëllim tolerimin në vite për të kompensuar një aktivizim të parakohshëm, që mundëson rritjen e likuiditetit të qeverisë.

PËR BIZNESET PRIVATE

Ndërmarrjet dhe kompanitë që e kanë pasur të pamundur të punojnë, duhet të trajtohen rast pas rasti nga grupe pune profesionale. Për to, sipas opinionit tim, duhet të përdoren dhe aplikohen edhe këto politika dhe qëndrime: Shteti të ndërhyjë në legjislacion, duke i konsideruar si të zbritshme disa shpenzime që kanë të bëjnë me riaktivizimin dhe ringritjen e ekonomisë, që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të punës, me mbrojtjen e shëndetit në punë dhe me masat e ruajtjes dhe të frenimit të shpërndarjes së virusit. Ndërmarrjet që në dy-tri vitet e fundit kanë depozituar pasqyra financiare me rezultate pozitive dhe që akoma nuk kanë aplikuar shpërndarjen e dividendëve apo përdorimin dhe ristrukturimin e rezervave, ta ndërpresin të paktën për një vit. Këto burime të inkurajohen të përdoren për ringritjen e ekonomisë së tyre. Shteti, duhet të komunikojë hapur me subjektet dhe të ndërtojë një partneritet të dukshëm, për të ndarë, aty ku është mundësia, kostot e pagesës së një asistence (pagë një dhe/ ose dy mujore, në ndonjë sektor ndoshta edhe më shumë) midis qeverisë dhe ndërmarrjes. Të lehtësohen subjektet në pagesat e detyrimeve tatimore, që kanë trajtën e parapagesës, si parapagim të tatimit mbi fitimin, pagesë të taksave vjetore bashkiake apo detyrime të tjera të kësaj natyre. Ato nuk duhet të falen, por të negociohet shtyrja e pagesës së tyre për një periudhë kohore të arsyeshme, një pjesë e të cilave është realizuar. Parapagimet e tatimfitimit nuk mund t’i nënshtrohen praktikës së viteve të kaluara, që bazoheshin në fitimet e një viti më parë. Viti 2020 nuk do ketë kurrfarë ngjashmërie me vitin 2019. Administrata tatimore të asistojë bizneset për të bërë parashikimet në kushtet e reja të rezultateve financiare të pritshme për vitin ushtrimor 2020, dhe të mos penalizohen nëse krijohen diferenca midis parashikimit dhe realizimit në fund të vitit. Për bizneset e vogla dhe të vetëpunësuarit, duhet të bëhet e qartë se ata do të jenë përfitues të një pakete ndihme të kufizuar në sasi dhe të limituar në kohë. Për turizmin dhe disa biznese shërbimesh që janë goditur më rëndë dhe parashikohet që kjo situatë të vazhdojë më gjatë, mund të përdoret edhe mekanizmi i TVSH, i cili të reduktohet në zero % për këtë periudhë vjetore të mbetur. Për turizmin, fasoneritë dhe ndërmarrja të tjera të prekura rëndë, edhe një pagesë e pagës minimale për punonjësit për dy ose tre muaj, do ishte e justifikuar, mjafton që ato të mos falimentojnë dhe të zhduken si ndërmarrje. Të konsiderohet krim ekonomik hedhja dhe flakja e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Qeveria duhet të krijojë një plan të posaçëm për bujqësinë. Të mos lejohet asnjë gram produkti bujqësor i patërhequr. Nuk do të ishte e tepërt të krijoheshin qendra shtetërore për thithjen e produkteve bujqësore dhe t’i rieksportonin ose të organizonin eksportin. Ristrukturimi i kredive dhe afateve të maturimit të detyrimeve ndaj bankës, sipas opinionit tim, duhet të realizohet pa i klasifikuar këto kredi si borxh i keq për bankën dhe pa aplikuar mbi pjesën e kësteve të papaguara interesa shtesë ose penalitete mbi interesin nominal. Duhet të shmanget procesi i serisë së falimentimeve, i falimentimeve që shkojnë zinxhir dhe që tërheqin njëri-tjetrin për shkak të paaftësive paguese dhe të mungesës së likuiditetit.

Propozoj ulje të shkallëve tatimore përjashtimisht këtë vit për TVSH në disa sektorë, si shërbimet, restorantet, baret dhe bizneset e ngjashme në mënyrë që të stimulohet kërkesa, e cila të nxisë prodhimin dhe veprimtaritë ekonomike, si dhe ulje të shkallëve tatimore të tatimit mbi fitimin e bizneseve të këtij viti, për të nxitur edhe investimet njëherësh, paralelisht me stimulimin e konsumit. Nga ana tjetër, ulja e shkallës tatimore të tatimfitimit mbi bizneset e mesme dhe të mëdha do ishte një politikë që inkurajon dhe krijon klimën e solidaritetit midis shtetit dhe bizneseve. Nga pikëpamja praktike, shteti nuk pret dhe nuk merr të ardhura shumë të rëndësishme për buxhetin e tij prej tatimit mbi fitimin, për më tepër që këtë vit nuk pritet që bizneset të rezultojnë me fitime të konsiderueshme.

AJO QË KA MË SHUMË RËNDËSI: SI TË GJALLËROHET DHE RIMËKËMBET EKONOMIA?

Pa bërë komente të gjata, do të propozoja që: Fondi sovran i garancisë të përdoret jo vetëm për të garantuar prej shtetit kredinë akorduar bizneseve për pagat, por kjo fashë përfitimi të përdoret edhe për kredi për zgjerimin dhe ringritjen e aktivitetit. Për këtë lipset që qeveria të bëjë kufizime të diferencuara në shuma, në përshtatje me madhësinë dhe kategorinë e biznesit. Të përdoren fonde të posaçme për të marrë përsipër interesin e kredisë prej shtetit, për një kategori biznesesh që janë goditur dhe do të vazhdojnë të goditen rëndë, sikurse është rasti i turizmit, shërbimeve, fasonerisë apo edhe ndonjë sektori tjetër.

Mund të aplikohet një fashë tjetër kredidhënie me interesa minimale dhe kjo shërben qoftë edhe si masë e karakterit psikologjik për administratorët, vendimmarrësit dhe pronarët e bizneseve. Kjo masë e dytë mund t’u ofrohet bizneseve me xhiro më të lartë se një kufi i caktuar. Bizneseve të mëdha mund t’u ofrohet kredi me interesa shumë më të lehta tregtare, por për periudha kohore më të arsyeshme. Injektimi i likuiditetit nëpërmjet kredidhënies bën që ekonominë ta rrëmbejë mentaliteti i rritjes dhe zhvillimit dhe jo frika.

Kujdes sistemin bankar

Duhet të bëhet shumë kujdes që mungesa e likuiditetit për ekonominë të mos shërbejë si barrë për sektorin bankar. Fakti që kemi një sektor bankar të mirëkapitalizuar dhe në gjendje të mirë të likuiditetit, nuk duhet të përdoret në mënyrë abuzive. Bankat, për opinionin tim, të mos lejohen të transferojnë fonde për mëmat e tyre për një periudhë kohore të caktuar dhe të mos lejohen të shpërndajnë dividend për rezultatet e vitit ushtrimor 2019 ose për rezervat dhe provigjonet e papërdorura të viteve të kaluara. Rimarrjet nga provigjonet e viteve të kaluara t’i përdorin si burime për të rritur kapacitetin e tyre kredidhënës dhe për të reduktuar interesat e kredidhënies. Banka e Shqipërisë, mund të ndërtojë një bilanc të studiuar midis burimeve me dhe pa kosto që angazhon sistemi bankar dhe mbi këtë raport të kërkojë dhe të drejtojë disa instrumente të politikës monetare me ndikim mbi kredidhënien për biznesin. Nga sistemi bankar, mund të ofrohet kredi pa kolateral dhe pa procedura të zgjatura burokratike në funksion të një vendimmarrjeje të shpejtë dhe operative. Por, për këtë lloj produkti bankar, duhet të përdoret nga njëra anë kredibiliteti i klientit dhe nga ana tjetër këto lloj kredidhëniesh duhet të jenë në shuma rreptësisht të kufizuara.

Gjykoj se në parim mund të përdoret edhe një politikë tjetër në fushën e kredidhënies: Bankat t’i japin kredi kujtdo që kërkon kredi për biznes, pa procedura fare, por duke bërë të qartë faktin që: mbas stabilizimit të situatës, bizneset do t’i nënshtrohen një skanimi serioz dhe kushdo që ka abuzuar do të penalizohet rëndë, deri në konfiskim dhe pezullim të aktivitetit. Është logjika e një klime ndihme dhe solidariteti. Kjo praktikë kredidhënieje mund të aplikohet për të paguar direkt faturat e papaguara të një biznesi, pa e kushtëzuar atë me analizat e riskut. Për këtë lipset opinioni më profesional dhe i studiuar i Bankës së Shqipërisë. Sistemi bankar mund të aplikojë edhe një sistem kredidhënie që ka trajtën e kredisë se paramiratuar (“credit scoring”), që shkon për kapital punues te bizneset, me kufizime jo më shumë se 10 % e xhiros. Praktika bazohet te historiku i pastër bankar i kompanive. Shteti, ose një grup bankar, mund të krijojnë një strukturë që të luajë rolin e një subjekti faktoringu. Të blejnë duke aplikuar kredi afatshkurtra me interesa simbolike, jo tregtare, të drejtat për arkëtim të ndërmarrjeve që shesin, por nuk arkëtojnë dot prej klientëve të tyre dhe të rikthehen këto kredi në çastin që arkëtimi i tyre bëhet i mundshëm. Kjo skemë mund të përdoret edhe për raportet debi-kredi të ndërmarrjeve më shtetin. Edhe ndërmarrjet tregtare apo kompanitë me gjendje të mirë likuiditeti dhe aftësie paguese, mund të emetojnë letra tregtare (“commercial papaers”), me afat maturimi deri në 12 muaj dhe në shuma që miratohen nga Banka e Shqipërisë, por jo më shumë se 700-800 milionë euro për gjithë ekonominë kombëtare. Ndërmarrjet në sektorët që kanë qenë më të goditur prej krizës mund të lehtësohen edhe në ekspozimin e tyre ndaj detyrimeve për pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këtë duhet bërë kujdes i madh që kjo vështirësi të mos transferohet në kompanitë e pagesës së pensioneve.

NË FUSHËN JURIDIKE DHE TË PROCEDURAVE TREGTARE DHE TATIMORE

Situata do krijojë natyrshëm paaftësi paguese, e cila në disa sektorë do të transmetohet logjikisht nga njëra ndërmarrje te tjera dhe nga njëri sektor te tjetri. Zinxhiri i paaftësive paguese, që mund të reduktohet nëpërmjet masave që propozova te rubrika e kredidhënies, juridikisht, është provë për të shpallur falimentimin. Unë mendoj se shteti, qeveria, duhet të kalojë një akt juridik në Kuvend, me të cilin të deklarojë se nuk do të lejojë fillimin e procedurave juridike të falimentimit për ndërmarrjet dhe subjektet që ekspozohen prej pamundësisë të shlyejnë detyrimet, të pamundësisë të shlyejnë kredinë apo të pamundësisë të përmbushin detyrimet ndaj administratës tatimore. Kjo masë të jetë në fuqi për një periudhë kalimtare dhe ky amendim të jetë i vlefshëm vetëm për ndërmarrjet e prekura prej krizës së Covid-19. Po kështu, duhet të anulohen dhe të bëhen të pavlefshme, për një periudhë kohore të caktuar, të arsyeshme dhe të logjikshme, aplikimi i gjobave dhe kamatëvonesave në rastet kur ato, subjektet, nuk kanë mundësinë apo aftësinë të paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar, detyrimin doganor apo detyrime të tjera. Administrata tatimore të inkurajojë pagesat me këste edhe në rrethana të tjera, tej atyre të parashikuara në ligjin aktual për procedurat tatimore në RSH. Mund të lehtësohen procedurat e regjistrimit të ndryshimeve në QKB dhe të modifikimit të strukturave drejtuese, të mbledhjes së bordeve, të asamblesë së ortakëve apo vendimmarrje të tjera të kësaj natyre.

KOHA PËR BIZNESE TË REJA

Këto situata të jashtëzakonshme do të krijojnë dukshëm mungesa në treg apo do të shpalosin kërkesa, të cilat do të shërbejnë për të nxitur iniciativën për të ndërmarrë sipërmarrje të reja dhe për të krijuar biznese të reja. Situatat me nivel të lartë risku krijojnë njëherësh edhe mundësi me shanse të mëdha për të fituar. Atë që disa nuk e bënë dot para 20 apo 30 vitesh, do të kenë mundësi ta bëjnë sot, duke kërkuar nga vetja të krijojnë sipërmarrje në ato fusha, për të cilat kanë bindjen se janë të aftë t’i bëjnë më mirë. Të veprojmë! Mendimi duhet t’i paraprijë veprimit. Të mos presim çfarë do të bëhet, të mos mendojmë dhe vajtojmë gjatë si do të jetë, por të veprojmë për ta transformuar ekonominë në atë se si duhet të jetë. Ja ky është problemi.

Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën e Dhjetë të QSHR-ës

Bordi Shkencor dhe Bordi Drejtues të Qendrës Shqiptare për Riskun (QSHR), ju bëjnë me dije se fillojnë aplikimet për pjesëmarrjen në KONFERNCËN E DHJETË NDËRKOMBËTARE të organizuar nga QSHR.

Konferenca e Dhjetë, do të ketë si temë kryesore:

“Menaxhimi i konflikteve dhe i ndryshimit përballë integrimit”

Drejtime kryesore te mundshme per te përzgjedhur dhe aplikuar:

  • Zhvillimet urbane dhe problemet e rritjes ekonomike
  • Tendencat e levizjes së popullsisë dhe perspektivat e zhvillimit
  • Sektori publik përballë ndryshimeve politike
  • Konfliktet e rritjes dhe të zgjerimit të infrastrukturave publike,
  • Rrugët me pagesë dhe kostoja e jetesës,
  • Turizmi dhe ndotja, dy fenomene kontraverse,
  • Mentaliteti i të bërit biznes në dy gjeneratat aktive,
  • Ndërtimet pa lejë, liria ekonomike dhe kostot shtesë të popullatës,
  • Dëmet që i kanë sjelle dhe i sjellin ekonomisë dhe shoqërisë politikat elektorale,
  • Për modernizimin e financave publike,
  • Risku i ndryshimeve të shpeshta dhe klima e biznesit,
  • Papunësia, rinia dhe ndryshimi strukturor i profesionave,
  • Midis një zanati dhe një diplome,
  • Menaxhimi i tokës bujqësore dhe ndërtimet pa lejë,
  • Sigurimi i katastrofave dhe fenomeni i përsëritur i përmbytjeve,
  • Partneriteti Privat Publik, kosto shtesë apo skema eficente?
  • Rinia e lidhur fort me ekonominë dhe të ardhmen e vëndit, apo sytë drejt emigracionit?
  • Menaxhimi i trafikut në qëndrat urbane,
  • Si duhet këndvështruar dhe zgjidhur përfundimisht problemei i mbetjeve?
  • Punët publike me vizion dhe punët e ngutura elektorale publike,
  • A janë në rolin e tyre elitar, elitat?
  • Profesionet dhe përgjegjësitë publike,

Bordi është i hapur të presë edhe propozime apo linja të tjera kërkimi dhe punimi me interes kërkimor dhe akademik.

Afati për aplikimet është data 25 dhjetor 2018. Propozimet dhe kërkesat për pjesëmarrje do paraqiten në rrugë elektronike, duke plotësuar formën në linkun (kliko këtu).

Aplikimet për pjesëmarrje do të prezantohen në formën e një abstrakti të zgjeruar, me jo më shumë se 500 fjalë. Në të duhet të përshkruhet:

  • tema e punimit dhe linjat kryesore të tij,
  • objektivat që dëshiron të arrijë autori ose grupi i autorëve si dhe mënyra e projektuar për të vërtetuar idetë,
  • hipotezat apo synimet qe do te arrihen,
  • modelet qe do te perdoren.
  • Në aplikim autori/autorët duhet të nënvizojnë nëse punimi apo referimi që dëshirojnë të punojne dhe te prezantojnë është një punim i veçantë apo është rezultat i një teze doktorature.
  • Kërkohet mirëkuptimi i autorëve që të mos përfshihen në më shumë se dy aplikime.

Po kështu, objekt studimi mund të bëhen makrorisqet që ka aktualisht ekonomia evropiane siç është Brexit, Italia dhe buxheti i saj, efektet e luftes tregtare qe politika e re e SHBA ka filluar me vendet e tjera; ngadalesimi i ekonomise dhe eksporteve gjermane si dhe efektet e nje recesioni te mundshem ne ekonomite rajonale.

Nje pyetje shume me vend do ishte: a eshte ekonomia shqiptare (ekonomite rajonale) me te integruara tani krahasuar me para 10 vitesh? Kur kriza e 2008 godiste, në Shqipëri nuk u ndje shumë ngaqe sistemi financiar ishte i izoluar por u ndjene pasojat e recesionit, nga 2009 e me pas, ekonomia frenoi po nuk pati recesion. Çfare ndodh po u perserit i njejti skenar ne 2019-2020?

Ashtu si në konferencat pararendëse, në këtë Konferencë Bordi Shkencor ju fton të prezantoheni me punime shkencore, artikuj dhe kërkime që të kenë në fokus problemet më të rëndësishme lidhur me zhvillimet strategjike, aspektet e zhvillimit të politikave, çështjet financiare të ekonomisë, të sistemit financiar, të rritjes ekonomike, të financimit të ekonomisë, të punësimit, të integrimit të rolit të rinisë në ekonomi dhe në sipërmarrje, të reduktimit të papunësisë, të nxitjes së investimeve, të rritjes së kooperimit, të inkurajimit fiskal dhe të rritjes së standardit të jetesës, në harmoni me sfidat që ka vendi ynë dhe Rajoni i Ballkanit në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Bordi Shkencor i Konferencës, ka krijuar komitetin ndërkombëtar përzgjedhës për aplikimet. Komitetit do t’i prezantohen aplikimet dhe kërkesat për pjesëmarrje pa emrat e autorëve dhe të aplikuesve. Komiteti do t’i përzgjedhë mbi bazën e një sistemi që garanton nivel të lartë shkencor e profesional dhe standard të lartë në punën kërkimore. Rezultatet e përzgjedhjes do t’ju njoftohen jo më vonë se data 15 janar 2019.

Aplikimet e kandidatëve, punimet dhe referimet e konferencës do të prezantohen dhe përgatiten në gjuhën angleze.

Pjesëmarrja në konferencë, datat e sakta, kriteret për përgatitjen, shkrimin dhe dorëzimin e punimit si dhe kërkesat për referim do t’ju bëhen të njohur pas konfirmimit për pranimin e versionit final të punimit. Ndërkohë, Ju bëjmë me dije se QSHR do të vazhdojë të respektojë të njëjtat rregulla të karakterit administrativ si edhe në konferencat paraardhëse. Referatet e konferencës do të botohen në versionin anglisht në librin e dedikuar për këtë qëllim si dhe do të publikohen në faqen e internetit të QSHR: www.qshr.org/publikime.

Data të rëndësishme:

  • 26 dhjetor 2018 – afati për dërgimin e aplikimit për pjesëmarrje,
  • 15 janar 2019 – përgjigje konfirmuese për aplikimin e dorëzuar,
  • 10 mars 2019 – dorëzim i punimit në versionin përfundimtar,
  • 5-15 Prill 2019 – zhvillim i konferencës, Selanik, Greqi.

Njoftimi mbi Konferencën Ndërkombëtare për Ballkanin

QSHR është bashkëpartnere me organizatorët e Konferencës Ndërkombëtare për Ballkanin. Në vijim vendoset thirrja në gjuhët përkatëse: shqip, fërngjisht dhe anglisht. Veç kësaj këtu gjendet edhe formati standard i materialit për t’u dorëzuar (template). Ju ftojmë të shprehni interesin dhe të merrni pjesë.

Çdo aplikim që do të dorëzoni për këtë konferencë, mund ta bëni edhe te email i QSHR: [email protected].

Suksese!

Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën e Nëntë të QSHR-ës

Bordi Shkencor dhe Bordi Drejtues të Qendrës Shqiptare për Riskun (QSHR) ju bëjnë me dije se fillojnë aplikimet për pjesëmarrjen në KONFERNCËN E NËNTË NDËRKOMBËTARE të organizuar nga QSHR. Konferenca e nëntë, do të ketë si temë kryesore: Rajoni i Ballkanit përballë sfidave të bashkëpunimit dhe të integrimit.

Afati për aplikimet është data 26 janar 2018. Propozimet dhe kërkesat për pjesëmarrje do paraqiten në rrugë elektronike, duke plotësuar formën: link për aplikimin. Aplikimet për pjesëmarrje do të prezantohen në formën e një abstrakti të zgjeruar, me jo më shumë se 500 fjalë. Në të duhet të përshkruhet tema e punimit dhe linjat kryesore të tij, objektivat që dëshiron të arrijë autori ose grupi i autorëve si dhe mënyra e projektuar për të vërtetuar idetë, hipotezat apo synimet. Në aplikim autori/autorët duhet të nënvizojnë nëse punimi apo referimi që dëshirojnë të prezantojnë është një punim i veçantë apo është rezultat i një teze doktorature. Kërkohet mirëkuptimi i autorëve që të mos përfshihen në më shumë se dy aplikime.

Ashtu si në konferencat pararendëse, në këtë Konferencë Bordi Shkencor ju fton të prezantoheni me punime shkencore, artikuj dhe kërkime që të kenë në fokus problemet më të rëndësishme lidhur me zhvillimet strategjike, aspektet e zhvillimit të politikave, çështjet financiare të ekonomisë, të sistemit financiar, të rritjes ekonomike, të financimit të ekonomisë, të punësimit, të integrimit të rinisë në ekonomi dhe në sipërmarrje, të reduktimit të papunësisë, të nxitjes së investimeve, të rritjes së kooperimit, të inkurajimit fiskal dhe të rritjes së standardit të jetesës, në harmoni me sfidat që ka vendi ynë dhe Rajoni i Ballkanit në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Bordi Shkencor i Konferencës, ka krijuar një komitet ndërkombëtar përzgjedhjeje për aplikimet. Komitetit do t’i prezantohen aplikimet dhe kërkesat për pjesëmarrje pa emrat e autorëve dhe të aplikuesve. Komiteti do t’i përzgjedhë mbi bazën e një sistemi që garanton nivel të lartë shkencor e profesional dhe standard të lartë në punën kërkimore. Rezultatet e përzgjedhjes do t’ju njoftohen jo më vonë se data 5 shkurt 2018. QSHR merr përsipër që punimet më cilësore të referuara në konferencën e nëntë, të bëhen pjesë një konference tjetër ndërkombëtare që do të zhvillohet në vjeshtë të 2018.
Aplikimet e kandidatëve, punimet dhe referimet e konferencës do të prezantohen dhe përgatiten në gjuhën angleze.

Pjesëmarrja në konferencë, datat e sakta, kriteret për përgatitjen, shkrimin dhe dorëzimin e punimit si dhe kërkesat për referim do t’ju bëhen të njohur pas konfirmimit për pranimin e versionit final të punimit. Ndërkohë, ju bëjmë me dije se QSHR do të vazhdojë të respektojë të njëjtat rregulla të karakterit administrativ si edhe në konferencat paraardhëse. Referatet e konferencës do të botohen në versionin anglisht në librin e dedikuar për këtë qëllim si dhe do të publikohen në faqen e internetit të QSHR: www.qshr.org/publikime.

Data të rëndësishme:

  • 26 janar 2018 – afati për dërgimin e aplikimit për pjesëmarrje,
  • 5 shkurt 2018 – përgjigje konfirmuese për aplikimin e dorëzuar,
  • 20 mars 2018 – dorëzim i punimit në versionin përfundimtar,
  • Prill 2018 – zhvillim i konferencës, Dubrovnik, Kroaci.

Filizofia e punës në veprën madhore të Sami Frashërit

Nga Profesor Sherif BUNDO

Puna, veprimtaria njerëzore, është pa dyshim burimi i çdo të mire dhe pasurie. Njërzit e zgjuar, dijetarët e mëdhenj, filozofët e lashtë dhe largpamës, kanë ditur të predikojnë dhe të veçojnë te njeriu, një nga sjelljet dhe gjërat më të çmuara të tij: qëndrimin dhe dashurinë ndaj punës. Diskutimi, për rolin e punës në transformimin e vetë njeriut, është aq i lashtë sa është e lashtë vetë jeta njerëzore. Qëndrimi ndaj punës, përbën sot një gur themeli për vlerat universale të dijetarëve të mëdhenj, ndër të cilët, unë kam zgjedhur të flas për Sami Frashërin, dijetarin dhe pishtarin e Familjes, për opinionin tim, më të madhe në gjithë historinë e Kombit shqiptar.

Puna është nevojë, është domosdoshmëri, apo është vetë mënyra e jetesës dhe e ekzistencës së shoqërisë? Njeriu lind apo bëhet puntor? Njeriu rritet me punën apo puna vetë e rrit njeriun? Puna për njeriun është pasion, apo detyrim? Këto pyetje, të karakterit filozofik, kanë lidhje me mënyrën se si jeton njeriu. Këto pyetje kanë të bëjnë me thelbin ekzistencial të shoqërisë. Ato shprehin thelbin e qënies njerëzore, shprehin raportin midis fizikes dhe shpirtërores, midis ideales dhe materiales, midis të shkuarës dhe të ardhmes, midis lumturisë dhe skamjes, midis dijes dhe injorancës, midis luksit dhe mjerimit, midis patriotizmit dhe tradhëtisë, midis të mirës dhe të keqes. Temë, sigurisht mjaft e vështirë! Por, dijetarët e mëdhenj, shquhen dhe hyjnë në histori pikërisht se vendosin shpirtin e tyre në themelet e një kombi, në ndërgjegjen e tij.

Kisha menduar se qëndrimi ndaj punës, ndaj parasë, ndaj kapitalit, ndaj biznesit, ndaj tatimeve dhe taksave, ndaj investimeve dhe konçensioneve, etj, tema të tilla, janë ekskluzivitet i ekonomistëve. Por, u binda që isha i gabuar, kur pashë përmasat e arsyetimit ekonomik dhe dimensionet e filozofisë së punës në veprën madhore të Sami Frashërit. Për Samiun, puna është burimi i gjithçkaje. Filozofia e punës, në veprën e Samiut, ka shumë dimensione, apo më saktë është pa fillim dhe pa mbarim. Për të mund të shkruhen disa doktoratura. Në pamundësi për ti trajtuar në mënyrë ezauruese, të gjitha dimensionet e mundshme, si dhe në pamundësi të elaborimit të tyre në pak minutat që kam në dispozicion, më lejoni të ndalem në tre-katër dimensione të punës në filozofinë e Sami Frashërit.

1. Samiu punën e sheh të lidhur ngushtë me fjalën. Ena njerëzore është e mbushur me dy gjysma, nga Puna dhe nga Fjala. Në njërën gjysmë është fjala e mirë, është dashamirësia, është atdhedashuria, është komplimenti, është ledhatimi, është solidariteti, është përkëdhelja, është respekti, është predispozicioni për ta mirëkuptuar tjetrin, është gadishmëria për ta ndihmuar, është këmbëngulja dhe vendosmëria…, etj. Në gjysmën tjetër është mosmirënjohja, brutaliteti, sjellja e vrazhdët, hajdutëria, fyerja, kriminaliteti, shpërdorimi i fjalës….etj. Samiu kërkon që të përdoret me shumë kujdes sjellja ndaj punës dhe qëndrimi ndaj fjalës. “Sa e lirë është fjala në botë, aq e shtrënjtë është puna”, apo më tej: “Gjuha është një organ i trupit. Nga ajo mjekët kuptojnë gjëndjen shëndetësore të trupit, ndërsa dijetarët atë të mëndjes”.

Puna është një kriter i rëndësishëm, për të përzgjedhur dhe dalluar njerëzit. Jeta është e sertë, e ashpër. Ajo të përplas me njerëz të ndryshëm, me tipa të ndryshëm, me karaktere të ndryshme, me gjuhë të ndryshme, raca të ndryshme, gjini të ndryshme, mosha të ndryshme, profesione të ndryshme, etj. Prej tyre, një pjesë të madhe, individi i takon në jetë për herë të parë. Por, edhe në se me dikë është takuar shpesh herë, nuk mund të pretendosh se mund ta njohësh plotësisht dhe menjëherë një njeri, aq më tepër kur ai nuk të shfaqet siç është. Përdor punën si kriter, për të dalluar dhe përzgjedhur njerëzit, thotë Samiu. Në se është puntor, është i zoti, është i pasur, është solidar, është i shëndetshëm, është i drejtë, jeton mirë, të mirëkupton, zbaton ligjin, është i fjalës, nuk është hajdut, nuk është shërrëxhi, është i dashur, bëhet i ditur. Dembeli është parazit, është fjalëshumë, është i varfër, jeton keq, te ai kultivohen edhe vese, bëhet barrë për të tjerët, etj, etj. “Nuk vlen asgjë mendja dhe zotësia e atyre që nuk u shihet puna”, thotë Samiu. “Për të kryer një punë, nuk lispet vetëm të dish, por kryesisht të duash, vazhdon ai. dhe më tej vijon: “Punët e mira nuk duhen ndyrë me fjalë të këqia”, apo, “Të punosh pa folur është më mirë se sa të flasësh pa punuar”.

E pra, përdoreni punën, qëndrimin ndaj punës, si kriter për të dalluar dhe zgjedhur miqtë, si kriter për të vlerësuar njerzit dhe meritat e tyre. Këto mësime të vyera të Sami Frashërit, më tingëllojnë mjaft aktuale, veçanërisht sot, kur instrumentat dhe teknikat e fjalës janë sofistikuar. Në kohët e sotme, moderne, fjala është pasuia që shpërdorohet më shpejtë dhe më keq. Fjala, e pa peshuar, vret punën, vret moralin, vret jetë njerëzish, vret shpresën. Nuk vlerësohet një njeri nga fjalët e bukura që thotë, por nga punët e mira që bën. Në mënyrë të veçantë, politika është fusha e shpërdorimit të fjalës, në të dy krahët e shqipes, andej dhe këtej kufirit. “Fjala e keq dashësit, thotë Samiu, është si qymyri, edhe kur nuk e djeg sendin që e prek, e nxin atë”. “Me zhurmë, vazhdon ai, nuk kryhet asnjë punë. Njëriu i punës është i heshtur”. Për të flet vetë puna me shumë se gjuha. Një punë e bukur është më e mirë (dobishme) se një mijë fjalë të bukura. A thua që Sami Frashëri i ka shkruar këto rreshta, pikërisht për fjalorin që përdor politika e sotme në komunikimin e përditshëm me publikun, në Shqipëri?

2. Dimensioni i dytë i filozofisë së punës te vepra e Sami Frashërit, është raporti midis punës dhe pasurisë.

Ska dyshim që puna është burimi i begatisë dhe i mirëqënies. Duke e kërkuar rritjen e të ardhurave dhe të pasurisë prej punës, në fakt dijetari Sami Frashëri, predikon progresin, predikon lidhjen e fortë të individit me familjen, me atdheun, me pasurinë, me tokën, me të ardhmen. Ka një cak, ka një kufi, ka një limit, pasuror pas të cilit vrapojnë njerëzit në jetën e tyre të përditshme. Në funksion të moshës, të profesionit, të misionit që kryen, individët e ndryshëm janë të motivuar dhe tërhiqen në jetën e tyre nga objektiva të ndryshme. Kështu fëmijën, nxënësin dhe studentin në shkollë e motivon nota, gruan dhe nënën kujdesi për shtëpinë dhe fëmijët, biznesmenin fitimi, rritja dhe aftësia për të krijuar veprimtari të reja, politikanin kariera, shkencëtarin dhe akademikun veprat dhe titujt akademikë, artistin dhe sportistin  fama dhe trofetë, e kështu me rradhë. Por, Samiu, kërkon që këto ambicie të realizohen vetëm nëpërmjet punës, së ndershme dhe të palodhur. “Tregëtia që të jep më shumë fitim është puna. Ai që pëlqen veten e tij (është fjala për mëndjemadhin), nuk pëlqehet nga askush”.

Pasuria nuk duhet tu errësojë sytë njerëzve. Ajo nuk duhet të kthehet në të kundërtën e vet. Raporti midis individit, pasurisë dhe parasë është i çuditshëm. “Njëriun e bëjnë të përjetshëm veprat, thotë Samiu”. “Jeta, mirëqënia dhe rehatia blihen me punë: kush punon shumë, asnjëherë nuk vuan dhe nuk bie ngushtë”.

Njerëzia, paranë e ka krijuar si nevojë për të realizuar këmbimet ekonomike me të tjerët, për të realizuar shkëmbimin e produkteve të punës së tij me ato të të tjerëve, për ta përdorur si matëse të të gjithë asaj që krijon dhe prodhon, për ta përdorur si instrument të kursimeve dhe të të ardhmes. Ajo, paraja, është një krijesë në shërbim të njeriut. Është në një farë mënyre, një skllave në duart e njerëzve, që ta përdorin për kërkesat, interesat, jetën dhe begatinë e tyre. Kjo skllave, i bindet verbërisht “pronarit” të saj, që e mban në dorë dhe e përdor. Këtë filozofi, Sami FRASHËRI, e njeh mirë. Skllavja para, ka pushtetin e vet pozitiv, por kur ky pushtet përdoret për mirësi e progres, kur vendimet merren nga një dorë që bazohet te arsyeja njerëzore, te mireqënia, te begatia, te rritja e standardit të jetesës, te solidariteti dhe njerëzillëku. “Te maskarenjtë dhe interesaxjinjtë, miku dhe armiku, zgjidhet nga interesi. Asnjë punë e tyre nuk është e sinqertë”, nënvizon Sami FRASHËRI.

Skllavja para ka edhe pushtetin e shkatërrimit dhe të varfërisë, ka edhe pushtetin e skamjes dhe të mjerimit. Karakteri misterioz i parasë, shtohet edhe më shumë kur asaj i vishen atribute politike. Njerëzit, jo më kot, thonë që me para blen gjithçka. Historikisht, stampimi i simboleve politike mbi kartmonedhat që emetojnë bankat, e fetishizojnë paranë, duke i dhënë asaj edhe atribute që në thelb nuk i ka. Kur, skllavja para, merr pushtetet që nuk i ka, dhe kur këto pushtete përdoren nga duar jo racionale, jo të arsyeshme, atëherë skllavja para skllavëron pronarin e saj, robëron njeriun. Paraja është diçka shumë e rëndësishme në jetë, por ajo nuk është gjithçka. Gjithçka është qënia humane, integriteti njerëzor dhe kombëtar, është arsyeja njerëzore. “Pasuria e vogël, që përdoret me nikoqirllëk, zë vënd më mirë se sa thesaret e keq administruara”. “Ai që mendon vetëm për interesat e veta, është njeri i ulët”, thotë SamiuNjerëzit që vrapojnë të babëzitur dhe në mënyrë të verbër pas parasë, humbasin toruan, llogjikën, arsyen, humbasin të qënit njeri, udhëhiqen nga veset dhe bëhen të rrezikshëm, që në kohën e sotme moderne, quhen kriminelë, terroristë, të korruptuar, hajdutë, mosmirënjohës, dhe epitete të tjera të ngjashme. “Nuk është varfëria ajo që e mundon njeriun, është makutëria. Nuk është pasuria ajo që e bën të lumtur, është mirësia“. Pasuria më e madhe është koha. Me siguri, në kohën e Samiut nuk njihej koncepti shkencor në financë, ai i vlerës në kohë të parasë, nuk njihej ajo që paraja në kohë të ndryshme ka vlerë të ndryshme. Por, dijetarët, janë të tillë, se edhe pa njohur formulimin e ligjeve, kuptojnë mekanizmin e funksionimit të tyre. Samiu, njeh mirë filozofinë e popullit, madje jo të një populli të vetëm. “Po të përdoret mirë koha do të mjaftojë për të mbaruar çdo punë”. “Kush u hyn shumë punëve në të njëjtën kohë, nuk mund të kryejë asnjërën. Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe me ëndje, është më i vogël se puna e atij që punon me ngut”.

3. Dimensioni i tretë në filozofinë e punës të Samiut, është angazhimi dhe përkushtimi për punët e shtetit. Për të qënë qeveritar i mirë, i çdo niveli, një individ duhet të plotësojë minimalisht katër kushte: të jetë i ndershëm, të jetë profesionist i ditur, të jetë atdhetar, dhe të jetë qytetar. Fytyra e një shoqërie duket të imazhi i atyre që e qeverisin atë. Samiu e kishte peng mirëqeverisjen e vëndit të vet. Ata, qeveritarët nuk duhet as të kenë paga shumë të larta dhe as duhet të kenë paga shumë të ulëta. Politikanët dhe njerëzit që qeverisin vëndet tona të Ballkanit, sot në kohët moderne, duket sheshit që nuk janë gjithnjë qytetarë. Një pjesë e tyre vuajnë nga sëmundja e fodullëkut dhe e mendjemadhësisë. Karriget e pushtetit janë të kontaminuara nga pëlqimi i vetvetes (rënia në dashuri me veten). Popullsia e veriut të Shqipërisë, kryesisht e Shkodrës, përdor një fjalë të urtë që thotë: nuk ka më keq se sa me të hy veti në qejf (të dashurohesh me veten tënde). Kjo sëmundje sot ndodh shpesh. Kjo sëmundje përhapet përditë, si epidemi, sepse politikanët nuk janë qytetarët më të mirë dhe dëndur jo profesionistë. “Shkalla e parë e marrëzisë, është të kujtosh se je i mençur”. Nuk mund të bëjë punë të mëdha një njeri me shpirt të vogël. Një pushtetar i mirë, është i mirë se ka aftësinë të dëgjojë dhe të pranojë këshilla. Ai që pranon këshilla është më i madh se ai që jep këshilla. Një qytetar i rritur mirë, është i urtë, dëgjon, këshillohet, nuk fyen, nuk është fodull dhe nuk është ironik. “Ajo që qeveris botën, thotë Samiu, nuk është as forca dhe as ligji, por mirësjellja dhe edukata e atyre që qeverisin”, dhe më tej vazhdon: “Në çfarë pune hyn një mulli, që i dëgjohet zhurma dhe nuk i duket mielli?”, apo “Kush çmon një ligësi, është më i lig se vetë ligësia”.

Mungesa e profesionalizmit i bën qeverisjet të orientuara keq, e bën qeverisjen të rëndomtë, nuk e bën atë strategjike dhe afatgjatë. Vetëm një profesionist i mirë, i nderuar dhe i respektuar nga kolegët e tij, është i aftë të prijë dhe të qeverisë. Po qe se kërkon të testosh një njeri, në se është ose jo i aftë të qeverisë, atëherë, bëj pyetjen: a e duan dhe e respektojnë kolegët e tij? A ka ai aftësitë tju imponohet me punë dhe me vepra kolegëve të tij? Në se po, atëherë ai e ka fituar të drejtën për të qeverisur. Qeveritarët duhet të jenë të ndershëm dhe të drejtë. Ndershmëria dhe drejtësia janë oksigjeni i qeverisjes. Kur citon Sadiun, filozofin persian, Samiu thotë: “Po ti marrë Sovrani një kokërr vezë fshatarit, njerzit e tij ja grabisin të gjitha pulat”. Për Samiun, qeverisja duhet të jetë e paqme dhe e ndriçuar, si buka që hamë dhe si uji që pimë. “Qeverisja e mirë lind nga rregulli dhe nga kujdesi”, “Dita është e shkurtër, puna është e gjatë” dhe “Dijetari dhe qeveritari i mirë nuk thotë çka di, i marri nuk di çka thotë”.

Për Samiun, shkalla më e lartë e dëshpërimit të një njeriu është ajo që vjen prej zhgënjimit. Ska faj më të madh se shpërdorimi i besimit. Ska ligësi më të madhe në botë se mosmirënjohja. Shërbyesit e njerëzimit, kundrejt veprave të mira që kanë bërë tërë jetën, shpresojnë të paktën të dëgjojnë një falënderim, të shohin pak nderim dhe respekt. Po kur shohin se janë mospërfillur dhe harruar, apo janë armiqësuar dhe përbuzur, kjo është shkalla më e lartë e poshtërsisë njerëzore. Njerzit besojnë dhe ju jepen fjalëve, por zhgënjimi te një njeri që ke besuar dhe i ke dhuruar gjithçka, është i tmershëm. Forca e mendimit dhe roli i ideve janë më të larta dhe më të forta se çdo gjë tjetër. Forca e mendimit është më e mprehtë se tehu i shpatës. Botën e shtyjnë përpara idetë. Ide prodhojnë njerëzit e ditur dhe të kultivuar, prodhojnë elitat intelektuale, prodhojnë njerzit e urtë, punëtore dhe profesionistë. Në çdo punë ka pak ose shumë dobi. Vetëm në të folurit e shumtë nuk ka aspak dobi. Për politikanin e dështuar, prej të cilit njerzit janë të zhgënjyer, Samiu përdor një fjalë të urtë të një dijetari të lashtë, që nuk i përmëndet emri, për mbishkrimin që do të vihet te varri i një politikani megalloman: “Ai që prehet këtu, edhe kur ishte gjallë, ska bërë asgjësendi”.

Për Samiun, punët e qeverisjes nuk mund të jenë të vogla dhe të mëdha. Çdo punë që është në shërbim të qytetarëve, që është punë e një njeriu të ndershëm, që është punë e një profesionisti dhe njeriu të drejtë, është gjithnjë punë e dobishme. Përgjegjësitë, janë të mëdha dhe të vogla. Është gabim ti japësh një njeriu të vogël, punë të mëdha, nënvizon Sami Frashëri, apo ti japësh punë të vogla atij njeriu që mund të bëjë punë të mëdha. “Nuk mund të dalë puna e madhe nga dora e atij që nuk i përfill punët e vogla. Në se ka dy dijetarë të pagabueshëm, thotë Samiu, njëri prej tyre është puna, prova”. Është e kotë, të presësh punë të mira nga një qeveri, që bën reforma jo për tu shërbyer ideve, por personave, që nuk i shërbejnë interesit të përgjithshëm, por interesave personale ose të grupit. Puna më e keqe në botë është të mos kesh aftësinë dhe të pranosh punët që kanë bërë dhe bëjnë të tjerët, por të lëvdohesh dhe të mburresh vetëm me ato që ke bërë vetë. “Po ta zmadhosh një punë, në fakt e ke zvogëluar atë, thotë Samiu. “Mburrja dhe madhështia është krimbi i pasurisë, ndërsa lakmia për famë, është krimbi i lirisë dhe i qeverisjes”. Njerëzit e edukuar dhe të mësuar janë të thjeshtë. Kjo është stolia e tyre. Sa më shumë njërëz të tillë të ketë në qeverisje, aq më shumë e stolisur do të jetë vetë qeverisja.

Të ndëruar pjesmarrës,

Pa dyshim, puna është një nga karakteristikat me jetësore të vëllezërve Frashëri. Unë kam bindjen që dashuria për punën, është karakteristika që tipizon më saktë një përmetar. Frashëllinjtë, duke qënë përmetarë, i kanë dhënë dimensione shumë të mëdha filozofisë së punës.  Por, as Frashëllinjtë dhe as puna nuk i përkasin vetëm Përmetit. Frashëllinjtë i përkasin gjithë Kombit, ndërsa puna gjithë GLOBIT. Kjo temë kaq e gjërë, nuk mundet asnjëherë të trajtohet përfundimisht.

Ju faleminderit për vëmëndjen!

Ftesë e veçantë për pjesëmarrje në konferencën e QSHR

Te nderuar miq te Qendres Shqiptare per Riskun,

I/e dashur,

Se pari, shpreh urimin qe te jeni mire me shendet dhe qe gjithcka qe lidhet me Ju dhe me familjen tuaj tju shkoje mire. Ju uroj njeheresh mbaresi dhe suksese ne karrieren tuaj profesionale. Per mua si pedagog ne Fakultetin e Ekonomise dhe si Drejtues Shkencor i Konferencave studentore, eshte nje kenaqesi dhe nje privilegj qe te mbaj kontakte me Ju, si ish student i Ekselences, si organizator i Konferences se gjenerates suaj dhe si nje nga studentet qe perbejne krenarine edhe te FEUT.

Praktika dhe tradita Juaj e organizimit te Konferencave studentore ka ecur nga viti ne vit. Kete vit, organizohet Konferenca e XV kombetare studentore. Nder vite, ato jane organizuar, ne Tirane, ne Vlore, ne Shkoder, ne Oher, ne Prizren, ne Shkup, ne Budva, ne Dubrovnik dhe ne Split. (Ne disa nga keto qytete jane mbajtur me shume se nje konference). Konferenca e XV do mbahet ne gjysmen e dyte te muajit prill 2017. Punimet pergatitore te saj jkane ne rruge te mbare dhe ndiqen me preokupim dhe impenjimin tone. Paraprakisht eshte menduar qe ajo te mbahet ose ne Dubrovnik te Kroacise ose ne Selanik te Greqise. Organizimi i ketyre konferencave, jashte vendit, ne nje kompleks dhe Resort Turistik, eshte nje risi qe e kthen aktivitetin ne veprimtari akademike dhe kulturore njeheresh dhe garanton cilesi dhe nivel te larte akademik dhe funksional.

Paralelisht me Konferencat studentore, eshte bere Tradite qe te organizohet edhe Konferenca nderkombetare per Riskun, organizuar nga Qendra Shqiptare per Riskun, me qender ne Tirane, ne bashkepunim me Fakultetin e Ekonomise te Universitetit te Tiranes, me Universitetin e Poitiers FRANCE, me universitetin e Gjeneves Zvicer, me Universitetin Bujqesor te Tiranes, me Kolegjin Universitar GLOBUS Kosove dhe me Universitetin POLITEKNIK te Tiranes. Kete vit do te organizohet Konferenca e Nente Nderkombetare per Riskun. Thirrja per kete Konference eshte bere publike gjate muajit Nentor 2016, ne faqen zyrtare te Qendres dhe jane prezantuar edhe  aplikimet fillestare.

Pjesmarres ne Konferencen Nderkombetare jane pergjithesisht pedagoge te rinj dhe studiues, studente te shkollave te doktoratures dhe drejtues te tyre, profesore dhe mjeshtra kerkimesh, si dhe punonjes apo drejtues te institucioneve financiare dhe bankare, profesioniste dhe vendimmarres. Konferencat Nderkombetare per Riskun, kane qene te hapura dhe kane mirepritur debutimin akademik dhe shkencor te studenteve qe kane qene pjesmarres ne konferencat studentore. Kete vit, meqenese Konferenca studentore eshte JUBILARE (Konferenca e XV), kemi menduar qe t’Ju ftojme ti bashkangjiteni Konferences edhe JuJu ftojme qe te zgjidhni te merrni pjese si referues ne Konferencen e Nente Nderkombetare per Riskun, ose edhe si pjesmarres, jo referues. Ne Konferencen studentore do te kete nje seance te dedikuar per mbresat dhe pershtypjet e 14 konferencave te meparshme studentore, nder vite. Pjesmarrja Juaj eshte edhe e mirepritur, edhe e inkurajuar. Kujtoni me kete rast emocionet e periudhes studentore dhe te te qenit organizotor i nje prej konferencave.

Une personalisht jam Krenar, tju kem perseri ne krah, kete rradhe, jo si student, por si koleg dhe bashkepunetor.

Per efekt te mireorganizimit te konferencave, do deshiroja nga Ju qe te komunikoni edhe me koleget tuaj, organizatore te Konferences se gjenerates suaj si dhe te na garantoni qe reagimi dhe konfirmimi per pjesmarrjen ne Konference, apo per prezantimin e nje punimi te na e konfirmoni brenda dates 31 janar 2017.

Daten e sakte, vendin dhe adresen e sakte, menyren e organizimit, udhetimin, detyrimet per pjesmarresit dhe detaje te tjera do tju behen te ditura te gjithe atyre qe do konfirmojne pjesmarrjen.

Jemi te hapur te diskutojme me gjere edhe per detaje te tjera.

Ju uroj gjithe te mirat,

Sherif  BUNDO

Tirane, 11 janar 2017

Risitë, sfidat dhe disa refleksione mbi pasqyrat e reja financiare

Referimi i Presidentit të QSHR, Sherif BUNDO,
në Konferencën Kombëtare të organizuar nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, data 07 qershor 2016

Për një profesionist kontabiliteti dhe për çdo studiues dhe njohës të mirë të kësaj fushe, që udhëhiqet në punën dhe veprimtarinë e përditshme nga parime të shënjta morale dhe profesionale, zhvillimet në fushën e kontabilitetit në dy dekadat e fundit kanë qënë të vrullshme. Ato kanë qënë dhe janë të tilla, për shkak të ndryshimit dhe vrullit të ndryshimeve në bërthamën e shoqërisë dhe të ekonomisë, në marrëdhëniet e pronësisë.Finance, kontabilitet, standarde

Rishikimi, permiresimi dhe modernizimet e standardeve të kontabilitetit kanë shërbyer për të përafruar kontabilitetin dhe shërbimet e tij me kulturën profesionale dhe eksperiencën europiane në këtë fushë. Ato kanë pasuruar fjalorin profesional dhe kanë shërbyer edhe për të mbajtur më të lidhur profesionistët e kontabilitetit, me zhvillimet, me risitë që solli modeli ekonomik i tregut dhe vlerësimi kontabël bazuar në vlerën e drejtë.

Disa arritje dhe sisi njëherësh

Pa i vënë vetes detyrë, që të listoj gjithë arritjet dhe risitë, në mënyrë të sintetizuar, mund të nënvizoj se standardet e reja, e kanë pasuruar eksperiencën dhe praktikën tonë kontabël në disa fusha dhe dimensione njëherësh.

Së pari, ato kanë sjellë risitë që trajtimi kontabël dhe pasqyrat financiare, raportimi financiar i të gjitha llojeve dhe kategorive të biznesevë të jetë i përafërt. Kjo do të thotë se nuk ka diferenca të mëdha të zyrtarizuara në trajtimin kontabël të entiteteve. Përderisa shumica dërmuese e bizneseve në vëndin tonë, është e kategorisë Ndërmarrje  të vogla dhe të mesme, këto standarde duket që ju shkojnë më shumë për shtat, ju përshtaten më shumë. Zgjedhja e KKK, për të adoptuar si standarde kombëtare kategorinë e standardeve ndërkombëtare të NVM, është një qëndrim strategjik që duhet inkurajuar dhe mbështetur. Shërbimi kontabël i tyre është i bazuar te kontabiliteti i përgjithshëm dhe llogaritë sintetike.

Së dyti, standardet kanë sjellë mjaft risi që kanë lidhje me vlerësimin. Personalisht këtë e quaj, nga njëra anë dinamizmin e madh dhe progresin në vlerësimin kontabël, duke përdorur vlerën e drejtë, apo vlerën e tregut, dhe nga ana tjetër kanë sjellë me vete edhe rritjen e lirisë profesionale të profesionistëve që të kërkojnë midis disa mënyrave të vlerësimit, atë që është dhe çmohet me e drejtë dhe më afër të vërtetës. Një mall, një aktiv, një pasuri, një mjet, një ndërmarrje, thuhet në Ligjinë e Çmimit të njëjtë në Financë, vlen aq sa shitet. Nga ana tjetër, dy mallra të njëjtë nuk shiten gjithnjë njëlloj. Kjo do të thotë se ka diferenca, shpesh herë të mëdha midis vlerës dhe çmimit. Ndaj standardet krijojnë mundësinë që profesionistët të kërkojnë vlerësimin më të drejtë dhe gjithnjë në kërkim të asaj metode vlerësimi që është e bazuar sa në parimet e vlerësimit, aq edhe në parimet dhe kodet profesionale.

Së treti, standardet e reja, edhe pse janë një frymë e re dhe formulime të reja, ruajnë boshtin e standardeve kombëtare të Kontabilitetit. Standardet e reja janë një përmirësim dhe progres i tyre. Ato ngrihen dhe implementohen si të thuash mbi themelet e standardeve kombëtare. Kjo i ka shërbyer për mirë përmirësimit të cilësisë së shërbimeve kontabël dhe rritjes së aftësive profesionale të tyre. Mbajtja në të njëjtën linjë e standardeve të reja është kontribut në evitimin e një lloj anarkie dhe shpërqëndrimi që ndodh natyurshëm në raste të tilla, kur në një fushë, ligjet apo aktet rregullatore ndryshojnë shpesh, ndryshojnë dhe dalin rregulla të reja, pa përvetësuar dhe konsoliduar njohejt e standardeve të vjetra.

Së katërti, Pa asnjë rezervë, dëhiroj të nënvizoj se standardet e NVM kanë përmirësuar nivelin e mësimdhënies dhe kanë përmirësuar dhe kanë pasuruar leksionet dhe materialet e tjera didaktike. Përkthimi dhe shqipërimi i standardeve dhe kontributi i KKK në këtë fushë është një vlerë e shtuar në fushën e kontabilitetit dhe të raportimit financiar në vëndin tonë. Puna për njohjen dhe trajnimin me standardet e reja, ka qënë dhe mbetet një sektor i veprimtarisë intensive të shoqatave dhe organizmatave profesionale të fushës së kontabilitetit. Vetëm SHKFSH, që në datën 01 qershor 2016, kishte të rregjistruar në rregjistrin e antarësisë 4882 antarë, ka trajnuar përgjatë vitit 2015 mbi 740 profesionistë, me statusin Kontabël të Miratuar aktivë, Kontabël të miratuar jo aktivë, kandidatë për Kontabël të Miratuar dhe antarë të rinj. Shoqata jonë, ka organizuar përveç kurseve të trajnimit dhe të formimit profesional në fiskalitete, edhe kurse në njohjen, interpretimin dhe zbatimin e standardeve të reja.

* * *

Me qëllimin e mirë, në shërbim të përmirësimit, në vazhdën e frymës së përcjellë nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe në përgjigje afirmative të ftesës së bërë prej organizatorëve të konferencës së sotme, në mënyrë modeste, do të dëshironim që të adresonim disa sugjerime, apo më mirë të tërheqim disa refleksione që baza e kontabilistëve i artikulon në mënyrë të natyrshme dhe me vetëdije të lartë profesionale. Gjykojme se është detyra e të gjithëve që të reflektojmë dhe të kontribuojmë në përmirësim të qartësimit dhe thjeshtësimit të informacionit kontabël dhe të përdorimit me lehtësi të tij në shërbim të vendimmarrjes dhe të menaxhimit. Sidoqoftë, duhet nënvizuar se asgjë nuk është perfekte. Perfekte është vetëm fakti që asgjë nuk është e tillë. Sugjerimet tona do të përqëndrohen në tre linja kryesore.

  1. Pasqyrat Financiare, Stadndardi 2. Përderisa pasqyrat financiare janë artikuluar dhe formuluar prej nesh, për cilësinë, mënyrën e formulimit, përmbajtjen e fjalëve dhe kontekstin gjithëkush mund të shprehë opinione. E përbashkëta është e lidhur me faktin se përmbajtja e formulimeve duhet të nënkuptojë, përfshijë, shprehë dhe përfaqësojë gjithnjë të njëjtën gjë. Në këtë kuptim, misioni ynë është i lidhur me faktin që ato, pasqyrat financiare të jenë sa të thjeshta aq edhe të qarta.

Në pasqyrat tona financiare, Standardi numër 2, pasqyra e pozicionit financiar, bilanci, por edhe në pasqyra të tjera, përdoren për herë të parë disa terma për të shprehur zëra të aktiveve dhe pasurisë, apo zëra të detyrimeve, që kam bindjen se nuk tingëllojnë mirë dhe nuk kanë ngjitur në kulturën dhe terminollogjinë profesionale të profesionistëve. Në Direktivën e re të Bashkimit Europian,(qershor 2013), thuhet qartë se: “Bilanci paraqet formën ligjore të llogarive”. Pak a shumë të njëjtin përkufizim kanë edhe dy direktivat e tjera, direktiva 4 dhe dierektiva 7, të BE të cilat kanë shumë vite që janë artikultar dhe hartuar. Në fushën juridike, në fushat profesionale, në fjalorin e fiskaliteteve, në fushën e financës, dhe në fusha të tjera, termat duhet të shprehin përmbajtjen e lëndës. Në këtë linjë, mendoj se disa fjalë nuk shprehin thelbin dhe ajo që nuk tingëllon mirë, është e lidhur me faktin se i largohet esencës. Kështu, në aktivin e Bilancit, përdoren termat: të drejta të arkëtueshme (nga aktiviteti i shfrytëzimit, nga njësitë ekonomike brënda grupit, nga njësitë ekonomike ku ka interesa pjesmarrëse, apo të drejta të arkëtueshme të tjera), ndësa në krahun e detyrimeve dhe të Kapitalit, përdoren termat: të pagueshme (për aktivitetin e shfrytëzimit, të pagueshme ndaj njësive ekonomike brënda grupit, të pagueshme ndaj njësive ekonomike ku ka interesa pjesmarrëse, të pagueshme ndaj punonjësve, të pagueshme ndaj sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, dëftesa të pagueshme, të pagueshme për detyrimet tatimore, të tjera të pagueshme, etj). Kjo formë të shprehuri nuk më duket korrekte, për shumë arsye, ndër të cilat po rendis:

Së pari, kjo mënyrë të shprehuri nuk ka lidhje me “formën juridike të llogarive” që insiston direktiva. Këto formulime bien ndesh me formulimet që kemi, që përdporim, që shprehin raporte juridike dhe që punojmë në legjislacionin tregëtar dhe atë fiskal në vëndin tonë. Për të qënë i saktë në opinionin tim, kam studiuar me shumë përgjegjësi dhe vëmëndje 14 ligje dhe VKM mbi Tregëtaret dhe Shoqëritë Tregëtare në Republikën e Shqipërisë, ndër të cilët përmend: Ligjin “Për tregetarët dhe Shoqëritë Tregëtare, Për Qëndrën Kombëtare të Rregjistrimit, (së fundi Për Qëndrën Kombëtare të Biznesit), Për liçensat autorizimet dhe Lejat, Për Falimentimin, Për Konkurencën, Për tregëtinë elektronike, Për përgjegjësitë penale të personave Juridikë, Për Proçedurat Tatimore në RSH, Për tatimin mbi të ardhurat, si dhe disa VKM. Në legjislacionin tonë në fjalë përdoren termat që burojnë nga raportet tregëtare. Ekonomia e tregut është e bazuar te veprimtaria tregëtare dhe kjo e fundit është e bazuar te kontrata, të drejtat dhe detyrimet midis palëve që burojnë nga një veprimtari shitblerjeje, shfrytëzimi, shërbimi, apo çdo formë tjetër, por që juridikisht quhet veprimtari tregëtare. Legjislacioni përdor termat Klientë, Debitorë, Furnitorë, Kreditorë, apo të drejta mbi dhe ndaj këtyre palëve. Nga studimi me vëmëndje i disa relacioneve që kanë shoqëruar propozimet e qeverive të ndryshme për miratimin e këtyre ligjeve, ndër të tjera thuhet se … janë terma që përdoren në kontabilitet dhe që shprehin të drejtat dhe detyrimet ndaj palëve të treta. Formulimet në  legjislacion bazohen te parimi që kontabiliteti dhe dokumentat bazë kontabël janë provë juridike. Mbi këtë vlerë, është ndërtuar gjithë praktika juridike dhe është organizuar shprehja e të drejtës së pronësisë. Sa për ilustrim, në Ligjin “Për Tregëtarët dhe Shoqëritë Tregëtare” termi Kreditorë përdoret 233 herë, ose mesatarisht një herë në çdo nen. Ndërsa termi debitor/ë dhe kreditor/ët, në ligjin për Falimentimin përdoren në më shumë se 415 herë në 280 nenet që ka ligji. Që pasqyrat e pozicionit financiar dhe ato të performancës financiare të jenë në shërbim dhe në harmoni me gjithë legjislacionin tregëtar ato duhet të përdorin termat që përmëndëm dhe duhet të reflektojnë këtë fakt.

Së dyti, në kulturën legjislative dhe aktet rregullative, sikurse janë edhe pasqyrat financiare përderisa janë bërë të detyrueshme me urdhërin numer 64, korrik 2014, te Ministrit të Financave, ka një praktikë dhe filozofi, sipas të cilës, një ligj, një praktikë, një akt, që nuk “ngjit”, që nuk pranohet nga publiku, që nuk “kapërdihet” dhe nuk vetë ekzekutohet, duhet ndryshuar. Nga kontaktet me profesionistët, më rezulton se një pjesë e mirë e tyre kanë bërë përshtatje. Nga njëra anë e drejta dhe sjellja e profesionistëve per te perdorur dhe ndryshuar formulimet, është shprehje e lirisë së tyre profesionale. Por, nga ana tjetër, kjo tregon që jo të gjitha shprehjet dhe formulimet janë bërë dhe bëhen pjesë e kulturës së tyre të punës. Kjo praktikë dhe kjo kulturë në botën fiskale është mjaft e njohur. Shëmbujt e ndryshimeve të tilla në legjislacionin tatimor janë të shumë edhe në kulturën fiskale për vëndin tonë. Po marr termin: detyrime afatshkurtëra të pagueshme për aktivitetin e shfrytëzimit. Është fjala për detyrimet ndaj furnitorëve! Pse të mos shkruhet më shkurtë, më thjeshtë dhe më qartë: detyrime ndaj furnitorëve? Më e plotë, ndoshta edhe më e qartë do ishte: detyrime ndaj furnitorëve për veprimtarinë kryesore. Fjala shfrytëzim në shqip nuk ka të njëjtin konotacion me fjalën shfrytëzim që kanë përdorur francezët, të cilët kanë 35 vjet që e kanë hequr, apo që përdorin edhe gjuhët e tjera.

Së treti, Formulime të tilla, nuk janë të bazuar në kulturën kontabël dhe as në eksperiencën kontabël të asaj që quhet europa kontinentale. Praktika kontabël italiane që e kemi afër dhe që ka pasur tradicionalisht ndikime në vëndin tonë, përdor termat: kredi akorduar klientit, kredi akorduar të tjerëve në aktiv dhe detyrimi ndaj furnitorëve dhe detyrime ndaj të tjerëve ne pjesën e detyrimeve. Zviceranët, përdorin në pjesën dhe hapësirat frankofone, termat Debitorë dhe Klientë, në aktiv dhe Furnitorë, Kreditorë dhe detyrime të tjera, në pjesën e detyrimeve. Francezët përdorin termat: Klientë dhe debitorë, ndërsa në krahun e detyrimeve përdorin termat Furnitorë, përdorin termat Kreditorë, përdorin termat detyrime ndaj shtetit, detyrime ndaj sigurimeve shoqërore, detyrime ndaj palëve të lidhura, të drejta dhe detyrime ndaj ortakëve, debitorë të tjerë/kreditorë të tjerë. Në Gjermani, përdoren termat të drejta ndaj Klientëve, detyrime ndaj furnitorëve, të tjerat janë pothuaj njëlloj. Edhe versioni anglez, në të cilin duket që janë bazuar hartuesit dhe propozuesit e KKK të këtyrë termave, shprehin në mënyrë të domosdoshme faktin që qoftë detyrimet për tu paguar, qoftë të drejtat për arketim, duhet të jenë të adresuara ndaj palëve të lidhura në veprimtari tregëtare. Fjala klient dhe fjala furnitor, fjala debitor dhe fjala kreditor, nuk mund të suprimohen. Ato janë pjesë e fjalorit të ditës. Një shitës nuk thotë sot kam pasur shumë të arkëtueshme, por thotë sot kam pasur shumë klientë, nuk thotë kam shumë të pagueshme por thotë kam shumë detyrime.

Së katërti, kontabiliteti, zanafillën e ka te koncepti i debisë dhe i kredisë, të cilat janë në thelb rrënja gjuhësore e fjalëve debitorë dhe kreditorë. Nuk duhet ti abandonojmë këto terma origjine. Përpara se të përdorim formulime të reja dhe shprehje të reja, cila është arsyeja që nuk duhet të përdorim, apo përshtasim ato që ekzistojnë?

Së pesti, formulimet nuk respektojnë traditën, kulturën tonë profesionale, shkollën, dhe gjithë pasurinë intelektuale të fituar në këtë fushë. Besoj nuk ka faktorë që na ngutin, na forcojnë të mos marrim në konsideratë atë pak përvojë që kemi në fushën e kontabilitetit? Në vendin tonë, në shumë fusha, është përdorur me pasoja, braktisja e përvojës pa arsye, pa analizë, për shkak të amatorizmit. E di që duke përdorur rrethanorin “përvojë e pakët” nuk jam i saktë dhe ndoshta fyej themeluesit dhe kontribuesit e mëdhenj të kontabilitetit në vëndin tonë. Por, si përfaqësuesi më i lartë i Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, dhe Profesor universiteti i Financës dhe i kontabilitetit, më duhet të vë theksin te respekti për arritjet. Kush nuk di nga vjen, nuk di të përdorë “busullën” ku shkon, nuk gjen dot rrugën e duhur.

Së fundi, por pa pretenduar se i trajtova në mënyrë ezauruese të gjithë faktorët, është faktori gjuhësor. Te pasqyra e Fluksit të Mjeteve Monetare, (Metoda direkte), ka një zë që të lodh kur e lexon. Po e citoj: “Të paguara për detyrimet e pagueshme dhe detyrimet ndaj punonjësve”. Nuk po e komentoj. Kam vuajtur për ta kuptuar këtë shprehje. Në Bilanc, në pjesën e detyrimeve përdoret termi: Dëftesa për tu paguar? Tipollogjia e fjalës dëftesë, është e lidhur vërtetë me dokumentin që i lëshohet dikujt për të vërtetuar se i kemi marrë diçka, apo se ai ka paguar apo ka dhënë diçka. Por, fjala dëftesë përdoret edhe për dëftesën e shkollës, edhe dëshmi. Po për transaksionet elektronike, me paranë e padukshme apo me rregjistrimet elektronike, qe nuk ka deftese? Po veprimet me karta manjetike? Pse duhen shprehur në mënyrë kaq konfuze termat tona profesionale, në një gjuhë shumë të pasur? Fjala detyrime të tjera, është më e thjeshtë, më e qartë, më e plotë, pa mëdyshje. (Po citoj nga Fjalori i gjuhës shqipe: Detyrim është zotimi që marrim ndaj dikujt apo diçkaje, zakonisht sipas një marrëveshje, para, prodhime, mall, etj. Detyrime shtetërore, detyrime tregëtare, shlyen detyrimet, paguan detyrimet. Ka më qartë?) Një njohës dhe përkthyes i talentuar i anglishtes, përkthyes i dhjetra librave kryvepra, profesor në universitet, nënvizon: përkthimi është shkencë, fjalët nuk duhet dhe nuk mund të përkthehen të shkëputura. Përkthimi wshtw i duhuri kur gjëndet fjala që shpreh përmbajtjen e termit, jo të përdoret kuptimi i parë frazeollogjik i fjalës që gjëndet në fjalor.

Fjala Kreditor, është fjalë e fjalorit të gjuhës shqipe. Kuptimi i parë dhe i vetëm i së cilës është e lidhur me detyrimet kreditore që i burojnë një ndërmarrje ndaj një ndërmarrjeje tjetër, debitore, të lidhur me raporte tregëtare për mallra dhe shërbime. Po kështu edhe fjala furnitor dhe furnizim, nëpërmjet veprimtarisë tregëtare të shitblerjes.

Edhe një shpjegim të fundit gjuhësor. Fjalët, të arkëtueshme dhe të pagueshme, janë mbiemra. Në pasqyrat financiare të pozicionit financiar, në Bilanc, apo në aneksin e llogarisë së rezultatit financiar, duhet të prezantohen elementët pasurorë dhe detyrimet me emrat e elementëve, jo me mbiemrat. Në fillim duhet shpjeguar dhe prezantuar kryefjala, emri, pastaj funksioni, cilësia, rrethanat apo karakteristikat e kryefjalës. Ne e kemi mundësinë që në termat e kontabilitetit, në rapport me segmentet e tjera të shoqërisë të prezantohemi në mënyrë dinjitoze.

  1. Aktivet Biologjike, Standardi numër 13. Në rradhë të parë gjykoj se aktivet biologjike dhe marrëveshjet konçensionare mund të ishin në dy standarde të veçuara. Prezenca e standardit të aktiveve biologjike është një nevojë për shërbimet tona të kontabilitetit, nevojë e cila është evidentuar nga antarësia e Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë. Numri i bizneseve të organizuara, me trajtën e një shoqërie tregëtare, që ushtrojnë aktivitet ekonomik në fushën e aktiveve biologjike është rritur dhe ka tendencën të shtohet. Vetëm në periferi të Tiranës, numërohen rreth 76 biznese që ushtrojnë aktivitetin e mbarështrimit të gjedhit, të të imtave, të pularive dhe të prodhimit të vezëve, të grumbullimit dhe transformimit të priodukteve bujqësore dhe blegtorale. Ky standard, besoj se ndaj të njëjtin opinion me gjithë të pranishmit, plotëson një boshllëk që ka krijuar mungesa e kontabilitetit në këtë fushë në shkollat e larta në Shqipëri. Nga ana tjetër, trajtimi i aktiveve biollogjike është mjaft i cunguar. Praktika e kontabilitetit, ka nevojë që në këtë standard të marrin përgjigje për pyetjet: si do të trajtohen kalimet në kopenë themelore kategoritë në rritje të gjësë së gjallë? Si do të trajtohet dhe vlerësohet kostoja e produktit nga kategoritë që japin me shumë se një produkt (disa kategori japin dhe mbarështrohen për tre dhe katër produkte)? A amortizohen dhe si amortizohen kategoritë e kopesë themelore apo masivet drufrutore? Si do të trajtohen kontabilisht aktivet biologjike që kanë trajtën e aktiveve dekorative, fidanave për shitje, akuariumet, etj?
  2. Marrëveshjet Konçensionare, Standardi numër 13. E vlerësoj të dobishëm përfshirjen e marrëveshjeve konçensionare në standardet e reja. Në vëndin tonë, deri tani numërohen rreth 1865 marrëveshje konçensionare, dhënë me shumicë në 15 vitet e fundit. Këtij numri nuk i janë shtuar mbi 525 marrëveshje që kanë të bëjnë me statusin e personave të stimuluar në Turizëm. Edhe këto marrëveshje janë të karakterit konçensionar, të cilat bazohen në veprimtarinë e stimuluar, akorduar me VKM, në përputhje me ligjin e kësaj fushe, i cili është abroguar në vitin 2009. Ndërkohë, këto subjekte, kanë në objektin e veprimtarisë së tyre tokën apo të drejtën e enfiteozës akorduar për 99 vjet nga shteti, kompanive dhe subjekteve që kanë marrë në përdorim për ta zhvilluar tokën në bregdet, apo në zonat e tjera turistike, ashtu sikurse kanë marrë në konçension një burim ujor, një minierë, një kodër, një hidrocentral, një lagunë, një pasuri tjetër publike. Standardi duhet të sqarojë statusin kontabël të aktiveve afatgjata materiale dhe jo materiale, duhet të sqarojë dhe shpjegojë qënien të amortizueshme apo jo të amortizueshme, duhet të saktësojë periudhën dhe trajtimin kontabël të derisotëm dhe trajtimin kontabël nga sot e tutje. Praktikat kontabël krijojnë raporte komplekse fiskale. Besoj se kjo tërheq vëmëndjen e profesionistëve që punojnë në këta sektorë, por edhe të pronarëve të këtyre investimeve.

Konsultime të tjera

Direktiva e BE-së, për Kontabilitetin, (2013/34/EU), që zëvendëson Direktivat e Këshillit 78/660/EEC dhe 83/349/EEC (ish Direktiva 4dhe 7 Ligjore e Kompanive),

Konferenca ndërkombëtare për përmirësimin e raportimit financiar, REPARIS, 16 maj 2013,

Rregullorja (CE) n°1606/2002 = SNRF + Opsionet e vendeve anëtare, Burimi: Komisioni Europian 3

Kriza e vazhdueshme financiare dhe reforma për rritjen ekonomike të BE-së: Europa 2020,

Ligji 9901, i ndryshuar, “Për tregëtarët dhe Shoqëritë Tregëtare”,

Ligji 8901, i ndryshuar, “Për Falimentimin”,

Ligjet: Për Konkurencën, Për Tregëtinë elektronike, Për Përgjegjësinë penale të personave Juridikë, etj, si dhe 7 Vendime të Këshillit të Ministrave,

Ligji “Për Proçedurat Tatimore në RSH”, i ndryshuar,

Akademia e Shkencave, Fjalor i termave financë-Bankë, ZAHO, DHUCI, PASHA

Akademia e Shkencave, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe,

KKK, Faqja zyrtare, Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe shtojcat: Pasqyra e Pozicionit Financiar, Pasqyra e rezultatit Financiar dhe shtojca të tjera

The challenges of regional Development in Albania

Manjola Duli

Abstract Regional development (RD) policy in Albania for several years has been an important issue discussed from the government and local experts in the framework of national economic development. RD is a cross-cutting policy. It permeates all sectors and aspects of development in a given set of territories. The current approach to regional development in Europe is place-based, in which multidimensional analyses are carried out and strategies and policies developed in relation to territorially defined socio-economic and environmental factors. This paper focuses on regional development policy and regional development fund in Albania. The metrological approach relies on secondary information as well qualitative and quantitative data. There have been some interviews undertaken during 2013 with municipalities with respect to the financial resources from RDF for the investment in local level. It presents an analyses of the actual situation in the sector of RD, especially with respect to RDF at national and local level. It highlights some aspects of the actual situation to mechanism at local level, focusing on the risk factors that impact the developments on deferent municipality. The paper concludes on three set of risk factors influencing the mechanism at local level. In this paper was followed this approach, looking at long-term changes in a wide set of development indicators across Albania. Further research would be necessary to provide a deep analysis of the problematic of the regional development policy.

A two-week period for application

Dear all,

As you are informed, in mid October 2015 QSHR, in cooperation with a number of European organizations and scientific research, has organized the VII International Conference. The topic and conditions of participation in the VII Conference are made known to all, while the application period and the confirmation of the participating papers has expired.

Meanwhile, the Conference Scientific Board, international one, in full understanding with ACR Board of Directors, have decided that exclusively for this year and only exclusively for the VII International Conference, to open a two-week period for application and invitation, beginning on August 1 and ending on 15 August 2015, 24:00, for participants and researchers from Albania, who want to participate in this conference with papers on topics as bellow:

  • How should be organized the local government finances after the 2015 territorial reform?
  • What will be the sources of funding the local government? Are you of the opinion that VAT to be split in 5% for local and 15% for the central government?
  • How should be organized local administration? Which should be the prior administrative structures?
  • Where do begin the competencies of local government bodies and where do they end?
  • Territorial administration and urban regulation in the framework of territorial reform
  • Which taxes should be administered entirely by local governments?
  • The ownership problem of local government

These topics and other similar issues are in the same time central and main authorities of the government. The ACR Board of Directors requires and proposes that the energies and the scientific researches go in harmony with the issue, the need, urgency and rational solutions of the Albanian economy and its society. For these topics are invited to participate and bring their contribution with concrete proposals even other researchers from the Balkan or from Europe.

Number of topics received so far, not including applications that will positively respond to this call, is relatively high. Over 30 applications were definitely accepted and 8 applications were accepted on condition. While new applications in response to this invitation, will be accepted only on the condition that applicants do ensure that they can prepare the paper and complete presentation, within a relatively reduced period. Papers in complete form must be submitted by the date October 5, 2015 according the details posted in www.qshr.org.


Albanian version – Versioni i aplikimit


Të nderuar miq te Qendrës Shqiptare për Riskun!

Sikurse jeni njoftuar, nga mesi i muajit tetor 2015, QSHR, në bashkëpunim me një sërë organizmash europiane kërkimore dhe shkencore, ka organizuar Konferencën e VII ndërkombëtare. Tematika dhe kushtet e pjesëmarrjes në konferencën e VII janë bërë të njohura për të gjithë, ndërkohë që ka përfunduar periudha e aplikimeve dhe e konfirmimit të punimeve pjesëmarrëse.

Ndërkohë, Bordi Shkencor i Konferencës, ndërkombëtar, në mirëkuptim me Bordin Drejtues të QSHR, kane vendosur që përjashtimisht për këtë vit dhe përjashtimisht vetëm për Konferencën e VII ndërkombëtare, të hapin një periudhë dy javore aplikimi dhe ftese, që fillon më datën 01 gusht dhe përfundon më datën 15 gusht 2015, ora 24:00, për pjesëmarrës dhe studiues nga Shqipëria, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë me punime në këtë konferencë me tema nga fushat që vijon:

  • Si duhen organizuar financat vendore të pushtetit të qeverisjes vendore mbas reformës territoriale 2015?
  • Cilat do jenë burimet e financimit të pushtetit vendor? A jeni të opinionit që TVSH të franksionohet 5 % për pushtetin vendor dhe 15 % për pushtetin qendror?
  • Si duhen organizuar administratat vendore? Cilat duhet të jenë strukturat prioritare administrative?
  • Ku fillojnë dhe ku mbarojnë kompetencat e organeve të qeverisjeve vendore?
  • Administrimi i territorit dhe rregullimi urbanistik në fokusin e reformës se re territoriale,
  • Cilat taksa dhe cilat tatime duhet të administrohen tërësisht nga pushteti vendor?
  • Problemi pronësor i pushtetit vendor,

Këto tema dhe të tjera të ngjashme janë njëherësh probleme qendrore të organeve të larta të qeverisë shqiptare. Bordi Drejtues i QSHR kërkon dhe propozon që energjitë dhe kërkime shkencor të shkojnë në harmoni me problematikën, nevojën, emergjencën dhe zgjidhjet racionale të ekonomisë dhe të shoqërisë shqiptare. Për këto tema janë të ftuar të marrin pjesë dhe të sjellin kontributin e tyre, me propozime konkrete edhe studiues të tjerë nga Ballkani ose nga Europa.

Numri i temave të pranuara deri tani, pa përfshirë aplikimet që do ti përgjigjen pozitivisht kësaj ftese dhe thirrje, është relativisht i lartë. Janë pranuar në mënyrë përfundimtare mbi 30 aplikime dhe janë pranuar me kusht 8 aplikime. Ndërkohë që aplikimet e reja, në përgjigje të kësaj ftese, do të pranohen vetëm me kushtin që aplikantët të garantojnë se mund ta përgatisin referatin dhe referimin e plotë, brenda një periudhe kohore relativisht të reduktuar. Punimet në trajtë të plotë duhet të dorëzohen deri në datën 05 tetor 2015 sipas detajeve të postuar në www.qshr.org.

THIRRJE PËR PJESËMARRJE në Konferencën VII të QSHR-së

Të nderuar bashkëpunëtorë,

Bordi Shkencor dhe Bordi Drejtues të Qendrës Shqiptare për Riskun (QSHR), ju bëjnë me dije se fillojnë aplikimet për pjesëmarrjen në KONFERNCËN E SHTATË NDËRKOMBËTARE të organizuar nga QSHR. Konferenca e VII, e cila do të organizohet në bashkëpunim me Universitetin e Poitiers (Francë), Fakultetin e Ekonomisë të UT dhe me Fakultetin e Ekonomisë dhe të Agrobiznesit në UBT, do të ketë si temë kryesore:

Për zhvillime ekonomike dhe sociale të harmonizuara dhe të qëndrueshme.
Në këtë Konferencë Bordi Shkencor ju fton të prezantoheni me punime shkencore, artikuj dhe kërkime që të kenë në fokus problemet më të rëndësishme financiare të ekonomisë shqiptare, të sistemit financiar shqiptar, të rritjes ekonomike, të financimit të ekonomisë, të punësimit, të integrimit të rinisë në ekonomi dhe në sipërmarrje, të reduktimit të papunësisë, të nxitjes së investimeve, të rritjes së koperimit, të inkurajimit fiskal dhe të rritjes së standardit të jetesës, në harmoni me sfidat që ka vendi në procesin e integrimit. Në trajtë rekomanduese, bëjmë të ditur se do të kenë përparësi (pa u kufizuar në to) punimet në fusha si:

  • Rinia dhe integrimi i saj në tregjet në zhvillim,
  • Shpejtësia e rritjes dhe politikat fiskale të integruara;
  • Sigurimet shoqërore në krizë;
  • Probleme të përmirësimit dhe reduktimit të deficitit buxhetor;
  • Financimi i rritjes ekonomike me kosto të ulët;
  • Mbi nevojën dhe kërkesën për të gjetur pikën kritike në strukturat tatimore;
  • Probleme të përmirësimit dhe të harmonizimit të sektorit publik dhe privat,
  • Financimi i bizneseve të reja,
  • Çfarë duhet kërkuar nga politikbërësit për të përkrahur nxitjen e punësimit?
  • Zgjerimi i turizmit kërkon kulturë dhe aftësi krijuese,
  • Përmirësimi dhe rritja e eficencës së ndërmarrjeve dhe kompanive të sektorit publik;
  • Rritja e rolit dhe ndikimit të sistemit bankar në ekonomi;
  • Dinamika e problemeve të funksionimit të shoqërive tregtare;
  • Indikatorë të marrjes nën manaxhim të kredive të këqija etj.
  • Eficenca e politikave monetare të Bankës Qendrore dhe roli i saj në rritjen ekonomike.

Aplikimet fillojnë më 05 mars 2015 dhe do të vazhdojnë deri më datën 30 prill 2015. Propozimet dhe kërkesat për pjesëmarrje do paraqiten në rrugë elektronike, në adresën: [email protected]. Aplikimet për pjesëmarrje do të prezantohen në formën e një abstrakti të zgjeruar, me jo më shumë se 800 fjalë. Në të duhet të përshkruhet tema e punimit dhe linjat kryesore të tij, objektivat që dëshiron të arrijë autori ose grupi i autorëve si dhe mënyra e projektuar për të vërtetuar idetë, hipotezat apo synimet. Në aplikim autori/autorët duhet të nënvizojnë nëse punimi apo referimi që dëshirojnë të prezantojnë është një punim i veçantë apo është rezultat i një teze doktorature. Kërkohet mirëkuptimi i autorëve që të mos përfshihen në më shumë se dy aplikime.

Bordi Shkencor i Konferencës, ka krijuar një komitet ndërkombëtar përzgjedhjeje për aplikimet. Komitetit do t’i prezantohen aplikimet dhe kërkesat për pjesëmarrje pa emrat e autorëve dhe të aplikuesve. Komiteti do t’i përzgjedhë mbi bazën e një sistemi që garanton nivel të lartë shkencor e profesional dhe standard të lartë në punën kërkimore. Rezultatet e përzgjedhjes do t’ju njoftohen jo më vonë se data 15 maj 2015.

Aplikimet e kandidatëve, punimet dhe referimet e konferencës do të prezantohen dhe përgatiten në anglisht. Gjuha zyrtare e konferencës do të jetë gjuha angleze.
Pjesëmarrja në Konferencën e VII, vendi ku do të organizohet Konferenca, datat e sakta, kriteret për përgatitjen, shkrimin dhe dorëzimin e punimit si dhe kërkesat për referim do t’ju bëhen të njohur në vijim. Ndërkohë, Ju bëjmë me dije se QSHR do të vazhdojë të respektojë të njëjtat rregulla të karakterit administrativ si edhe në gjashtë Konferencat paraardhëse. Referatet e Konferencës do të botohen në versionin anglisht në librin e dedikuar për këtë qëllim si dhe do të publikohen online në faqen e internetit të QSHR: www.qshr.org

DATA TË RËNDËSISHME:

  • 30 prill 2015: afati i fundit për dërgimin e aplikimeve në formën e abstraktit të zgjeruar;
  • 15 maj 2015: konfirmimi i pranimit të aplikimeve;
  • 31 gusht 2015: afati i fundit për dërgimin e versionit përfundimtar të punimeve;
  • 15 shtator 2015: konfirmimi i pranimit të punimit;
  • 01 deri 20 tetor 2015: zhvillimi i Konferencës së VII

Për më shumë, na kontaktoni në email [email protected]